Arrihet Marrëveshja për Pezullimin e bojkotit të Avokatëve në Polici, mes OAK dhe Këshillit Prokurorial deri me datë 10 Prill 2018

06 Prill 2018

Këshilli Drejtues i Odës së Avokatëve të Kosovës në mbledhjen e mbajtur me datë 16.03.2018 ka marrë vendim me të cilin OAK do ti adresohet Këshillit Prokurorial të Kosovës, me shkrim në mënyrë që të tërhiqet vendimi i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial i cili parasheh se kompenzimi i avokatëve sipas detyrës zyrtare për përfaqësim në Polici nuk do të bëhet derisa e njejta lëndë të marrë numrin në Prokurori.

Këshilli Drejtues i OAK-së vendosi se nëse nuk eleminohen këto parregullësi, prej datës 01 Prill 2018, do të bojkotohet përfaqësimi nga të gjithë avokatët derisa nuk përmbushen kërkesat e drejta të tyre.

Oda e Avokatëve të Kosovës me datë 05.04.2018 ka lëshuar njoftim, me të cilin janë njoftuar të gjitha institucionet bartëse të sistemit të drejtësisë por edhe avokatët, se konform vendimit të Këshillit Drejtues të OAK-së, do të bojkotojnë angazhimet e tyre në Polici në rastet sipas detyrës zyrtare duke filluar nga data 06.04.2018.

Pas lëshuarjes dhe të publikimit të këtij njoftimi, sot me datë 06.04.2018 është realizuar me urgjencë një takim me Kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës z. Blerim Isufaj dhe Kryetarit të OAK-së z. Osman Havolli, Kryetari i Degës Regjionale të Prishtinës z. Nasuf Hasani dhe Sekretari i kësaj Dege z. Rrahim Ajeti, me ç’rast u diskutua dhe u prezentuan shqetësimet e krijuara deri më tani, dhe çështjet dhe problemet të cilat i kanë avokatët në raport me institucionet e sistemit të drejtësisë për shërbimet e ofruara.

Kryesuesi i KPK-së z. Isufaj, u zotua se që nga data 10.04.2018, do të rregullohet kjo çështje respektivisht do të eleminohen keqinterpretimet dhe keqkuptimet, duke garantuar unifikimin e procedurave përkatëse për kompenzim për tërë territorin e Kosovës, ashtu që procesi i kompenzimi do të bëhet edhe me numër të rastit nga procesverbali i Policisë, duke mos qenë pengesë që të pritet derisa lënda ta merr numrin e atij rasti në Prokurori.

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës z. Osman Havolli, si bartës i nënshkrimit të Vendimit të Këshillit Drejtues të datës 16.03.2018, mori për sipër se njoftimi i lëshuar nga OAK për bojkotimin apo mosangazhimin e avokatëve sipas detyrës zyrtare nga data 06.04.2018 Pezullohet deri me datë 10.04.2018, në pritje të shfuqizimit të vendimit të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial.

Në rast eventual, nëse nuk eleminohen paqartësitë e krijuara njoftimi për mos angazhim të avokatëve i datës 06.04.2018 do të mbetet në fuqi.

 

Zyra për Informim me publikun e OAK-së.

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Intervista e kryetarit Havolli në emisionin Betimi për Drejtësi në RTK

    • Share
Shiko të gjitha