Avokatë dhe praktikantë të gjeneratës së pestë 2016 dhanë betimin

03 Dhjetor 2016

Prishtinë, 03.12.2016  - Në një ceremoni solemne dhanë betimin 25 kandidatë për avokatë dhe 83 kandidatë praktikantë të avokatisë në Odën e Avokatëve të Kosovës.

Avokatë dhe praktikantë të avokatisë dhanë betimin para kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Osman Havolli. Në këtë ceremoni të betimit morën pjesë edhe drejtues të OAK-së, z. Bedri Bahtiri, anëtar i Këshillit Drejtues dhe z. Yll Zekaj, Drejtor Ekzekutiv.

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Osman Havolli në fjalën e tij uroj avokatët dhe praktikantet duke thënë se gjenerata të tilla janë shpresëdhënëse për sistemin e drejtësisë në Republikën e Kosovës të cilët me angazhimin e tyre do të ngritin profesionalizmin në përfaqësimin dhe ofrimin e shërbimeve sa më të mira për qytetarët.

Oda e Avokatëve të Kosovës vazhdimisht pranon avokatë dhe avokatë praktikant në regjistrin për regjistrim, ndërsa aktualisht numëron mbi 703 avokatë dhe 299 praktikantë të avokatisë.

 

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Intervista e kryetarit Havolli në emisionin Betimi për Drejtësi në RTK

    • Share
Shiko të gjitha