Avokatët dhe praktikantët të gjeneratës së pestë të vitit 2017 dhanë betimin

06 Dhjetor 2017

Prishtinë, 06.12.2017 - Në ceremoninë solemne dhanë betimin 11 kandidatë për avokatë dhe 44 kandidatë praktikantë të avokatisë në Odën e Avokatëve të Kosovës. Avokatë dhe praktikantë të avokatisë dhanë betimin para kryetarit të Odës së Avokatëve Osman Havolli, znj.Albulena Ukimeraj  koordinatore e Qendres Trajnuese si dhe Kryetari i Komitetit të Etikës z.Florin Vërtopi.

Kyetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Osman Havolli në fjalën e tij uroi avokatët dhe praktikantët për hyrjen e profesionit të avokatisë dhe atë të praktikantit në Odën e Avokatëve të Kosovës. Kryetari njoftoi pjesëmarrësit në ceremoni lidhur me funksionimin e rolin e avokatisë në sistemin e drejtësisë në Kosovë. Kryetari Havolli gjatë ceremonisë ka thënë se gjenerata të tilla janë shpresëdhënëse për sistemin e drejtësisë në Republikën e Kosovës, të cilët me angazhimin e tyre do të ngritin profesionalizmin në përfaqësimin dhe ofrimin e shërbimeve sa më të mira për qytetarët.

Oda e Avokatëve të Kosovës vazhdimisht pranon avokatë dhe avokatë praktikant në regjistrin për regjistrim, ndërsa aktualisht numëron 837 avokatë dhe 309 praktikantë

 

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Intervista e kryetarit Havolli në emisionin Betimi për Drejtësi në RTK

    • Share
Shiko të gjitha