Avokati Nasuf Hasani zgjedhet kryetar i Degës Regjionale të OAK-së në Prishtinë

12 Mars 2018

Prishtinë, 10.03.2018 – Është përmbyllur të shtunën mbledhja e Kuvendit Zgjedhor e Degës Regjionale në Prishtinë e Odës së Avokatëve të Kosovës, e cila është thirrur për zgjedhjen kryetarit, dhe kryesisë së kësaj Dege.

Në procesin e votimit në të cilin kanë votuar 206 avokatë sa kanë qenë pjesëmarrës në këtë Kuvend nga 404 avokatë sa i ka gjithsej kjo Degë, më së shumti vota ka marrë avokati, z. Nasuf Hasani.

Avokatët e Regjionit të Prishtinës kanë votuar për avokatin z. Nasuf Hasani me 122 vota, ndërsa për kandidatin tjetër avokatin z. Xhevdet Krasniqi gjithësej 82 vota, të pavlefshme ishin 2 vota.

Po ashtu, avokatët gjatë Kuvendit kanë zgjedhur edhe anëtarët e kryesisë së Degës Regjionale në Prishtinë.

Për nënkryetar të Degës Regjionale në Prishtinë me aklamacion është zgjedhur avokatja, znj. Teuta Zhinipotoku, ndërsa, për sekretar është zgjedhur avokati, z. Rrahim Ajeti.

Poashtu me datë 12.03.2018 në zyret qendrore të Odës së Avokatëve të Kosovës është mbajtur ceremonia e pranim dorëzimit të detyrës nga kryesia e deritanishme, për kryesinë e re të Degës Regjionale në Prishtinë.

 

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Intervista e kryetarit Havolli në emisionin Betimi për Drejtësi në RTK

    • Share
Shiko të gjitha