Dega Regjionale e Avokatëve në Prizren nënshkruan marrëveshje me Odën e Avokatëve të Eskişehir

02 Shtator 2018

02.09.2018, Eskişehir – Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Odës së Avokatëve të Kosovës dhe Odës së Avokatëve të Turqisë, Dega Regjionale e Avokatëve të Prizrenit, e kryesuar nga z. Hajrip Kransniqi dhe Oda e Avokatëve e Eskişehir, e kryesuar nga kryetari, z. Riza Öztekin, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi.

Në vazhdën e një bashkëpunimi të frytshëm ndërmjet të dyja Odave, marrëveshja në fjalë, kontribuon në ngritjen profesionale të kapaciteteve të avokatëve dhe praktikantëve të të dyja vendeve, arsimimin e vazhdueshëm, shkëmbimin e përvojave të avokatëve dhe praktikantëve, si dhe çështje të tjera që lidhen me avokatinë.

 

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Intervista e kryetarit Havolli në emisionin Betimi për Drejtësi në RTK

    • Share
Shiko të gjitha