Dega Regjionale e OAK-së në Gjakovë, mbajti Kuvendin e Rregullt

15 Shkurt 2019

15.02.2019, Gjakovë - Dega Regjionale e Odës së Avokatëve të Kosovës në Gjakovë organizoi dhe mbajti Kuvendin e rregullt.

Në këtë Kuvend morën pjesë Kryetari i Degës Regjionale në Gjakovë z. Teki Bokshi, Nënkryetari i Degës z. Nuhi Krasniqi, delegatë dhe avokatë nga Dega Regjionale e Gjakovës, ndërsa nga OAK mori pjesë Kryetari i Odës z. Osman Havolli, Drejtori Ekzekutiv z. Florim Shefqeti, dhe Administratori i zyrës për ex-officio z. Besim Abdullahu.

Kryetari i Degës z. Teki Bokshi theksoi se Oda e Avokatëve është në procese të rëndësishme për të cilat njoftoj të pranishmit në detaje, dhe atë për; Pozitën e anëtarit avokat në KGJK dhe KPK lidhur me zgjidhjen e pa përshtatshme Kushtetuese dhe ligjore, çështjet që kanë të bëjnë me angazhimet e avokatëve në rastet sipas detyrës zyrare, nevojën e ndryshimit të nenit 86 të LPK-së, angazhimi i OAK-së në draftim, ndryshim dhe plotësim të ligjeve, çështjet lidhur me sistemin disiplinor në OAK, zgjedhja e anëtarit të OAK në Komisionin për provim të Jurisprudencës, për lëndët Civile apo Penale, çështja e TVSH-së, dhe të tjera.

Kryetari i OAK-së, z.Osman Havolli diskutoj dhe shtjelloi çështjet në lidhje me politikën e kursimit të buxhetit të OAK-së, për qëllime të arritjes së blerjes së objektit të Odës së Avokatëve, ndërsa njoftoj pjesëmarrësit për përpjekjet e vazhdueshme të OAK-së, në përmirësimin e pozitës së avokatëve dhe fuqizimin e tyre në raport me institucionet e drejtësisë.

U diskutuan disa çështje që janë në proces, lidhur me ndryshim plotësimet e ligjeve me interes per avokatinë, dhe sfidat e problemet me të cilat ballafaqohen avokatët gjatë ushtrimit të profesionit të përditshëm.

Avokatët nga ky regjion u njoftuan në detaje lidhur me procesin e blerjes së objektit të OAK-së, në mënyrë kronologjike, pastaj lidhur me shqyrtimin ex post i Ligjit për Avokatinë në koordinim me Ministrinë e Drejtësisë, rolin e Odës së Avokatëve në draftimin e Kodit Penal dhe atë të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, angazhimi në ndryshimin e Ligjit për TVSH-në për avokatë etj.

U diskutuan sfidat në raport me Noterinë, çështjen e anëtarit të Këshillit Prokurorial nga OAK, problemet e avokatëve në rastet e angazhimit sipas detyrës zyrtare etj.

Kryetari Havolli njoftoj antarësinë e DR Gjakovë, se pas takimit me Kryesuesin e KPK-së Bahri Hyseni është vendosur që të dy Këshillat ai i KPK-së dhe i Këshilli Drejtues i OAK-së, të mbajnë një mbledhje të përbashkët andaj adresimi i këtyre çështjeve do të bëhet këtë takim.

 

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Kryetari Havolli në programin e mengjesit në RTK

    • Share
Shiko të gjitha