Dega Regjionale e OAK-së në Mitrovicë dhe OSBE organizuan tryezën e përbashkët Bench Bar

26 Shtator 2017

Mitrovicë, 26.09.2017 – Dega Regjionale e OAK-së në Mitrovicë e kryesuar nga kryetari i Degës z. Vehbi Beqiri, në bashkëpunim me OSBE-në, mbajti tryezën e përbashkët Bench Bar, në të cilën ishin prezent përfaqësues nga OAK, Avokatë, përfaqësues të Gjykatës, Prokurorisë dhe përfaqësues të Policisë së Kosovës. Qëllimi i këtij takimi të përbashkët ishte thellimi i bashkëpunimit më të mirë në mes të akterëve të sistemit të drejtësisë në mënyrë që të fuqizohet drejtësia në Kosovë.

Pjesëmarrësit në këtë takim diskutuan lidhur me temën “Mekanizmi mbrojtës sipas detyrës zyrtare; zbatimi dhe sfidat pas pezullimit të Rregullores për caktimin e avokatëve sipas detyrës zyrtare dhe ofrimin e ndihmës juridike falas”.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues nga OAK të prirë nga Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Osman Havolli, Kryetari i Degës Regjionale të OAK-së në Mitrovicë, z. Vehbi Beqiri dhe pesë avokatë, përfaqësues nga Gjykata Themelore në Mitrovicë të prirë nga Kryetari z. Ali Kutllovci, Kryeprokurori z. Shyqyri Syla, pjesëmarrës nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë, si dhe përfaqësues nga OSBE-ja. Ata theksuan rëndësinë e këtyre takimeve të përbashkëta dhe në pika të shkurta dhanë mendimin e tyre rreth temës duke lënë hapësirë më tutje për diskutim.

U diskutua për zhvillimet e fundit sa i përket shfuqizimit të rregullores, e cila u miratua pas arritjes së marrëveshjes së mirëkuptimit në mes të Odës së Avokatëve të Kosovës, Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Këshillit Prokurorial të Kosovës, dhe Policisë së Kosovës.

Kryetari Havolli në fjalën e tij theksoj nevojen e krijimit të sistemit dhe vënjen e rendit në angazhimin e avokatëve në rastet sipas detyrës zyrtare ashtu sic ishte me rregulloren e zbatuar nga data 1 Gusht 2016 e deri në pezullimin e saj nga Qeveria e Kosovës me datë 19 Prill 2017, ndërsa Drejtori Ekzekutiv i OAK- së z. Yll Zekaj  përmblodhi kronologjinë e ngjarjeve dhe vendimeve që sollën deri te arritja e marrëveshjes mes akterëve të drejtësisë për të pasuar më tutje me miratimin e Rregullores për caktimin e avokatëve sipas detyrës zyrtare dhe ofrimin e ndihmës juridike falas, nga Këshilli Drejtues i OAK-së.

Kryetari i Gjykatës z. Kutllovci dhe Kryeprokurori z. Syla deklaruan se do të vazhdojnë edhe më tej të bashkëpunojnë me Odën e Avokatëve të Kosovës, në caktimin e avokatëve sipas detyrës zyrtare konform obligimit që rrjedh nga vendimet e Këshilleve respektive për këtë çështje.

Poashtu u theksua bashkëpunimi jashtëzakonisht i mirë me Odën nga përfqësuesi i Drejtorisë rajonale të Policisë në Regjionin e Mitrovicës, si dhe nevoja e vazhdimit të këtij bashkepunimi.

Situata para arritjes së marrëveshjes u diskutua e poashtu edhe problemet me të cilat përballeshin avokatët, klientët e tyre dhe nevojën që sistemi të unifikohet.

Si përfundim u deklarua se do të vazhdohet me thirrjen e avokatëve ex-officio nga OAK njejt si para miratimit të rregullores, konform vendimeve të nxjerra nga KGJK, KPK dhe OAK lidhur me këtë çështje.

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Intervista e kryetarit Havolli në emisionin Betimi për Drejtësi në RTK

    • Share
Shiko të gjitha