Dega Regjionale e OAK-së në Prizren dhe OSBE organizuan tryezën e përbashkët Bench Bar

27 Prill 2017

Prizren, 27.04.2017 – Dega Regjionale e Odës së Avokatëve të Kosovës në Prizren  në bashkëpunim me OSBE-në mbajti tryezën e përbashkët Bench Bar, me gjyqtarë, prokurorë, avokatë dhe përfaqësues të Policisë të udhëhequr  nga kryetari i Degës Regjionale të OAK-së në Prizren, z.Hajrip Krasniqi me te ftuarën nga OSBE Jasmin Gojani.

Tema: Zbatimi i marrveshjeve për caktimin e avokatëve sipas detyrës zyrtare, përfqesuesve të përkohshem dhe në agjensionin e ndihmës juridike falas.

U diskutua për zhvillimet e fundit sa i perket shfuqizimit të rregullores e cila u krijua me marrveshjen midis Odës së avokatëve, Këshillit Prokurorial të Kosovës, Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Policisë.

Kryetari z.Osman Havolli e arsyetoi nevojën e rregullores së zbatuar deri së fundmi dhe drejtori i OAK- së z.Yll Zekaj e e përmblodhi kronologjinë e ngjarjeve  dhe vendimeve që sollën deri te arritja e marrëveshjes  dhe krijimi i rregullores.

Znj. Jasmin Gojani foli për zhvillimin pozitiv qe OSBE ka parë gjatë  zbatimit të kësaj rregullorje dhe ngritjes së cilsisë së mbrojtjes në procese gjyqësore që OSBE ka monitoruar dhe avantazhet që kjo rregullore ka sjell sa i përket barazisë së avokatve në thirrjet ex officio dhe mbështetjen që OSBE ka dhënë në arritjen e ktij sistemi për thirrjen e avokatëve ex officio.

Situata para arritjes së marrveshjes u diskutua dhe problemet me të cilat përballeshin avokatët dhe klientët e tyre dhe nevojën që sistemi të unifikohet.

Si përfundim u deklarua se do të vazhdohet me thirrjen e avokatve ex officio  nga OAK si para krijimit të rregullores.

 

 

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Kryetari Havolli në programin e mengjesit në RTK

    • Share
Shiko të gjitha