Delegacioni i OAK-së i kryesuar nga Osman Havolli Kryetar, mori pjesë në shënimin e ditës së Avokatisë së Federatës së Bosnje e Hercegovinës

15 Shtator 2017

Me ftesë të Kryetarit të Odës së Avokatëve të Federatës së Bosnje e Hercegovinës z. Nikica Grzic, delegacioni i OAK-së i kryesuar nga Kryetari Osman Havolli, mori pjesë në shënimin e ditës së avokatisë në Zenicë.

Nga 14 deri më 15 shtator 2017, u zhvilluan aktivitete pune dhe shoqërore për manifestimin e ditës së avokatisë së Federatës së Bosnje e Hercegovinës. Në këtë manifestim morën pjesë Kryetarët e Odave të Avokatëve të Rajoneve për Europë si dhe mysafir tjerë të jashtëm, të cilët në diskutimet e tyre u shprehën për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit të ndërsjelltë të këtyre vendeve në kuadër të profesionit të avokatisë.

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës z. Osman Havolli, në prezentimin e tij tha se Republika e Kosovës, respektivisht OAK tani është e përfshirë thuajase në të gjitha organizmat ndërkombëtarë të cilat lidhen me profesionin e avokatisë, dhe ndër të tjera shtoj se; të gjithë të pranishmit, pra kryetarët e Odave të Avokatëve të Rajoneve, duhet t’ua përcjellin porositë se profesioni i avokatisë është jashta të gjitha agjendave politike, dhe si profesion i lirë dhe i pavarur i cili duhet të shikohet nga prespektiva e zhvillimit dhe avansimit më të mirë të mbrojtjes së lirive dhe të drejtave themelore të qytetarëve, kudo që janë, pa dallime etnike, racore, gjinore etj.

Diskutimi i kryetarit të OAK-së z. Osman Havolli u mirëprit dhe u përshëndet nga të pranishmit.

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Intervista e kryetarit Havolli në emisionin Betimi për Drejtësi në RTK

    • Share
Shiko të gjitha