Havolli dhe Zekaj u takuan me përfaqësuesen e UNDP-së në Kosovë, Joanna Brooks

06 Qershor 2018

06.06.2018, Prishtinë - Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Osman Havolli dhe Drejtori ekzekutiv i Odës, Yll Zekaj, pritën sot përfaqësues të UNDP-së, në kuadër të projektit për mbështetje anti-korrupsion të kësaj organizate.

Oda ka pranuar disa pyetsorë përmes së cilëve synohet që të identifikohen hapësirat e mundshme të dukurive korruptive në institucionet e drejtësisë.

Joanna Brooks, përfaqësuese e UNDP-së, tha se do të formohen disa fokus grupe me avokatë të rinj dhe avokatë me eksperiencë ku do të ketë takime, e më pas të dilet me rekomandime konkrete rreth temës për korrupsionin.

Ndërkaq, kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Osman Havolli, duke e vlerësuar si temë të ndjeshme çështjen e percepsionit të korrupsionit, vuri në pah, se kërkohet angazhim edhe nga avokatët në këtë drejtim. Ai sugjeroi që në kuadër të takimeve me fokus grupe me avokatë të bëhet përpjekje që të pasqyrohet një gjendje gjithëpërfshirëse në avokati.

Edhe, drejtori ekzekutiv i Odës së Avokatëve të Kosovës, Yll Zekaj, duke falenderuar zonjën Brooks për përfshirjen e Odës në një formë apo tjetrën në projektin “Mbështetje për antikorrupsion”, e njoftoi atë lidhur me funksionimin e Odës së Avokatëve të Kosovës.

Në UNDP në kuadër të këtij projekti për korrusionin, thanë se po diskutojnë dhe bashkëpunojnë edhe me institucione të tjera të drejtësisë dhe në fund do të dalin me rekomandime konkrete.

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Intervista e kryetarit Havolli në emisionin Betimi për Drejtësi në RTK

    • Share
Shiko të gjitha