KFORI Italian dhe OAK, të gatshëm për bashkëpunim edhe në 2019

16 Janar 2019

16.01.2019, Prishtinë - Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Osman Havolli ka pritur në një takim përfaqësuesit e KFOR-it Italian të Komandës LMT të udhëhequr nga Komandanti Domenico Simone, në vazhdën e takimeve të përbashkëta që KFOR dhe OAK tashmë i realizojnë, si aktivitete të KFOR-it, në monitorimin e institucioneve.

Kryetari i OAK-së, shprehu falënderimin për paqeruajtësit dhe për përkushtimin e tyre për një ambient  të sigurtë në Kosovë, duke u fokusuar në rolin e tyre në monitorimin dhe përkrahjen e vazhdueshme në përgjithësi për institucionet e vendit dhe në veçanti për Odën e Avokatëve të Kosovës.

Në anën tjetër, z.Verdame Riccardo, falënderoi Kryetarin Havolli për kohën dhe mikëpritjen e ngrohtë, gjithashtu uroi Kryetarin dhe Avokatët për vitin e ri 2019 dhe për blerjen e objektit të OAK-së, duke u shprehur se ndihet i lumtur që tashmë avokatët kanë një shtëpi të tyre, sepse siç u theksua në takimet periodike që OAK ka pasur me KFORIN Italian, çdo herë është ngritur si çështje objekti i OAK-së dhe ka qenë kërkesë e vazhdueshme e Odës, gjetja e përkrahjes dhe formave të tjera për këtë çështje.

Poashtu u dakorduan, që në një kohë të afërt të shihet mundësia për procedimin e kërkesave të OAK-së për përkrahje më tutje nga KFORI Italian, që shtëpia e avokatëve (objekti) të funksionalizohet dhe të jetë në shëbim sa më të mirë të anëtarëve të saj, (avokatëve).

Ndër pikat kryesore që u diskutuan në takim ishin: edhe Çështja e Bojkotit nga ana e Avokatëve, ku zyrtarët e KFORI-t  shprehën shqetësimet lidhur me këtë çështje.

U  dakorduan bashkë me Kryetarin Havolli që të bëhet organizimi i përbashkët i tryezave me KFORIN Italian dhe me akterë të sistemit të drejtësisë si: Avokatët, gjyqtarët, prokurorët dhe policët, për çështjen e sigurisë dhe paqes, për Misionin dhe kompetencat aktuale të KFOR-it;  shihet mundësia e rritjes së aktiviteteve me avokatët jo/shumicë dhe përfshirja e Avokatëve, veçanërisht e atyre të rinj që të marrin pjesë në aktivitete kulturore, (të vizitojnë KFORI-n Italian) gjatë ndërrimit të komandës dhe çështje të tjera që mund të jenë më interes për Avokatët dhe OAK-në.

 

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Kryetari Havolli në programin e mengjesit në RTK

    • Share
Shiko të gjitha