Kreu i OAK-së, z. Havolli priti në takim përfaqësueset e Rrjetit të Grave të Kosovës

26 Shtator 2018

26.09.2018, Prishtinë - Kryetari i OAK-së, z. Osman Havolli, priti në takim përfaqësueset e Rrjetit të Grave të Kosovës, Adelina Berisha - kordinatore për avokim dhe Iliriana Banjska - kordinatore e projektit, për të diskutuar lidhur me bashkëpunimin e kësaj organizate me OAK-në, sa i përket të drejtave të grave në vend, sidomos, viktimave të dhunës familjare dhe dhunës seksuale.

U potencua nevoja për mbështetje ligjore për këto viktima, përmes përfaqësimit të avokatëve në rastet e pamundësisë së pagesës, përfaqësimi i tyre pro bono (pa pagesë).

Pjesëmarrësit në takim u dakorduan që në të ardhmen e afërt, të nënshkruhet një marrëveshje mirëkuptimi, në mënyrë që më pas të kordinohen veprimet e përbashkëta të të dyja institucioneve, sidomos në mbështetje të viktimave gra, përmes formave ligjore.

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Intervista e kryetarit Havolli në emisionin Betimi për Drejtësi në RTK

    • Share
Shiko të gjitha