Kryesuesi i Këshillit Prokurorial priti në takim Kryetarin e OAK-së Osman Havolli

29 Janar 2019

Prishtinë 29.01.2019 – Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës z. Osman Havolli së bashku me Drejtorin Ekzekutiv z. Florim Shefqeti, u pritën në takim nga Kryesuesi i sapo zgjedhur i Këshillit Prokurorial të Kosovës, z. Bahri Hyseni.

Qëllimi i takimit ishte rritja e nivelit të bashkëpunimit në fushën e sundimit të ligjit, identifikimi e çështjeve të përbashkëta dhe trajtimi i problemeve, me të cilat përballen prokurorët dhe avokatët në punën e tyre.

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Osman Havolli, ka njoftuar kryesuesin e KPK-së për ngritjen e thellimit të bashkëpunimit me qëllim të zgjidhjes së problemeve dhe sfidave me të cilat përballen avokatët në raport me Këshillin, duke vlerësuar lart vazhdimin e bashkëpunimit më të ngushtë në kuadër të kompetencave të ndërsjella të të dy institucioneve.

Kryesuesi Bahri Hyseni ka theksuar se anëtarët e Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK) mund të japin kontribut të çmuar në fushën e zbatimit të së drejtës e në veçanti duke theksuar Ligjin për Ndërmjetësim, për shkak të angazhimit të tyre të përditshëm në sistemin e drejtësisë, konkretisht në raport me sistemin prokurorial.

Kryetari Havolli dhe Kryesuesi Hyseni janë pajtuar që të punojnë në të ardhmen bashkërisht dhe çështjet të diskutohen nëpërmjet takimeve si ky i sotmi, me qëllim të përmirësimit të funksionimit të sistemit të drejtësisë në vend.

 

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Kryetari Havolli në programin e mengjesit në RTK

    • Share
Shiko të gjitha