Kryetari Havolli ngushëllon Ministrinë e Diasporës dhe Familjen Daci

27 Janar 2019

Prishtinë, 27.01.2019 - Pas pranimit të lajmit, për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të Zëvendësministrit të Diasporës Arian Daci, Kryetari Havolli në emër të Odës së Avokatëve të Kosovës dhe në emrin e tij personal, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ministrisë së Diasporës, e në veçanti familjes Daci, për ndarjen nga jeta të Zëvendësministrit Daci, respektivisht për humbjen e djalit të tyre Arianit.

Kryetari Havolli në telegramin e ngushëllimit, thekson se ndarja nga jeta në mënyrë të pa pritur e Arianit është humbje e madhe për kabinetin qeveritar dhe gjithë Kosovën.

 

Me respekt,

Kryetari i OAK-së
Osman Havolli

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Kryetari Havolli në programin e mengjesit në RTK

    • Share
Shiko të gjitha