Kryetari Havolli priti në takim kreun e AKK-së, z. Shaip Havolli

01 Qershor 2018

 

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Osman Havolli, priti në takim drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, z. Shaip Havolli, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit në fushën e drejtësisë.

Të dy shkëmbyen informata rreth risive në të dyja institucionet dhe punët e përbashkëta që i presin në të ardhmen.

Kreu i OAK-së, Osman Havolli, e siguroi Drejtorin e AKK-së, se të gjitha çështjet që ndërlidhen me avokatët dhe Odën e Avokatëve të Kosovës në raport me këtë agjenci në bazë të kordinimit të të dyja institucioneve do trajtohen mbi bazën e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit të ndërsjelltë.

Ky është takimi i parë i z. Shaip Havollit, me kreun e Odës së Avokatëve të Kosovës, Osman Havolli.

 

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Intervista e kryetarit Havolli në emisionin Betimi për Drejtësi në RTK

    • Share
Shiko të gjitha