Kryetari Odës së Avokatëve të Kosovës ndau mirënjohje Shoqatës Ndërkombëtare të Avokatëve në Amerikë (IBA)

10 Nëntor 2016

Prishtinë, 10.11.2016 – Në shenjë mirënjohje për kontributin e dhënë Odës së Avokatëve të Kosovës, kryetari, z. Osman Havolli i ndau mirënjohje Shoqatës Ndërkombëtare të Avokatëve në Amerikë (IBA), të cilën mirënjohje e pranojë, znj. Jane Ellis, drejtoresha e Njësisë për Politika dhe Hulumtime në kuadër të IBA.

IBA paraqet organizatën më të madhe botërore të praktikuesve ligjor, e cila ka një anëtarësi prej mbi 35.000 avokatë individual dhe 197 Dhoma Avokatesh e Shoqëri Juridike të shpërndara në të gjitha kontinentet. Ndikimi i IBA-së në zhvillimin dhe reformimin e të drejtës ndërkombëtare dhe ndërtimin e të ardhmes së profesionit ligjor shtrihet në mbarë botën. Ajo ka ekspertizë të konsiderueshme në sigurimin e ndihmës për komunitetin global ligjor. IBA mbështet aktivitetet dhe interesat e organizatave anëtare duke siguruar një forum për të diskutuar çështjet e interesit të përbashkët sikundër edhe për çështjet me rëndësi për organizatat anëtare.

 

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Intervista e kryetarit Havolli në emisionin Betimi për Drejtësi në RTK

    • Share
Shiko të gjitha