Kryetari i OAK-së uron besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjeve

23 Dhjetor 2016

Të nderuar besimtarë,

Në emër të Odës së Avokatëve të Kosovës dhe në emrin tim personal, Ju shpreh urimet më të përzemërta të gjithë besimtarëve katolikë, kudo që ata jetojnë, Festën e Krishtlindjes !

Duke e vlerësuar lart angazhim të përhershëm për paqen, dashurinë dhe harmoninë midis njerëzve pa dallim etnie e besimi, ju dëshiroj shëndet dhe suksese të mëtejme gjithë besimtarëve katolikë në Republikën e Kosovës.

Festa e Krishtlindjes sjell mesazhin e paqes, dashurisë, respektit, mirëkuptimit, solidaritetit dhe tolerancës midis popujve, andaj për shumë mote, Gëzuar !

Av. Osman Havolli, Kryetar

Oda e Avokatëve të Kosovës

Prishtinë,

23.12.2016

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Intervista e kryetarit Havolli në emisionin Betimi për Drejtësi në RTK

    • Share
Shiko të gjitha