Kryetari i OAK-së z. Havolli dhe Drejtori Ekzekutiv z. Zekaj u takuan me U.D. Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës z. Naim Rexha

24 Maj 2018

Në vazhdën e bashkëpunimit të vazhdueshëm të cilat i mban OAK me Institucionet e Republikës së Kosovës, sot në Prishtinë, Kryetari i OAK-së z. Osman Havolli së bashku me Drejtorin Ekzekutiv z. Yll Zekaj, u pritën në takim nga z. Naim Rexha U.D. Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

Në këtë takim u theksua nevoja e domosdoshme e vazhdimit dhe thellimit të bashkëpunimit, në mes të Odës së Avokatëve të Kosovës dhe Policisë së Kosovës me qëllim të identifikimit dhe zgjidhjes së problemeve me të cilat ballafaqohen avokatët në raport me Policinë e Kosovës dhe anasjelltas.

Kryetari Havolli, shprehu nevojën e shtimit të kontrollit mbi Policinë e Kosovës në lidhje me zbatimin e Marrvëshjes së mirëkuptimit për caktimin e avokatëve sipas detyrës zyrtare, përmes Odës. Kryetari Havolli njoftoj në mënyrë të detajuar z. Rexhen me statistikat e angazhimit të avokatëve sipas detyrës zyrtare, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës në 5 mujorin e parë të këtij viti, me kërkesë që të njoftohen të gjitha Drejtoritë Regjionale të Policisë së Kosovës se duhet të ti kushtojnë vëmendje që angazhimin e avokatëve ex-officio duhet ta bëjnë vetëm përmes Zyrës Koordinuese të OAK-së, e cila është përgjegjëese për pranimin dhe zbatimin e kërkesave nga Policia, Prokuroria dhe Gjykata.

Gjithashtu Kryetari Havolli adresoj kërkesat e arsyeshme të avokatëve se pas intervistimit të të pandehurëve në Polici, sipas Ligjit avokatëve duhet të i’u jipet një kopje e Procesverbalit të intervistimit.

U.D. Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës falenderoj Kryetarin e OAK-së për bashkëpunimin e vazhdueshëm të cilin e ka ndërtuar OAK me akterët e sistemit të Drejtësisë e sidomos me çështjet që ndërlidhen me Policinë e Kosovës.

Z. Rexha tha se është detyrë e tij profesionale dhe personale si dhe e tërë menaxhmentit të Policisë së Kosovës për t'i ngritë kapacitetet dhe reputacionin e Policisë në raport me qytetarët, institucionet shtetërore, dhe profesionistët ligjor siç janë edhe avokatët. Ai u zotua se do të ushtroj kontrollë të shtuar në Policinë e Kosovës në respektim të Marrëveshjes së mirëkuptimit mes Policisë dhe Odës ashtu që të gjitha thirrjet për angazhimin e avokatëve për nevoja të përfaqësimit të të pandehurëve në Polici sipas detyrës zyrtare, do të bëhen përmes Zyrës Koordinuese të Odës. Ai shtoi se në rast të identifikimit të ndonjë parregullësie, do të ndërmerr masa të parashikuara me aktet normative të Policisë së Kosovës.

Sa i përket kërkesës së avokatëve për dorëzimin e kopjes së Procesverbalit, ai tha se është ligjore, e arsyeshme dhe për këtë nuk do të kemi në të ardhmen mosmarërveshje.

Kryetari i OAK dhe U.D. Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës u pajtuan se për një mori çështjesh të hapura, është mundësia e mirë se ato edhe në të ardhmen do të diskutohen, debatohen në takimet më të përafërta, të ashtëquajtura Bench Bar-e, si mundësi e mirë e evitimit të tyre.

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Intervista e kryetarit Havolli në emisionin Betimi për Drejtësi në RTK

    • Share
Shiko të gjitha