Ministri Tahiri priti në takim Kryetarin e Odës së Avokatëve, z. Osman Havolli dhe Drejtorin Ekzekutiv z. Yll Zekaj

19 Shtator 2017

Kryetari i OAK-së z. Osman Havolli së bashku me Drejtorin Ekzekutiv z.Yll Zekaj u pritën në takim nga Ministri i Ministrisë së Drejtësisë z. Abelard Tahiri. Gjatë këtij takimi z. Havolli dhe z. Zekaj informuan Ministrin Tahiri me kërkesat, të arriturat dhe sfidat me të cilat ballafaqohet Oda e Avokatëve të Kosovës.

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Havolli ka shprehur përkushtimin e tij për bashkëpunim të vazhdueshëm me Ministrinë e Drejtësisë me qëllim të arritjes së synimeve të përbashkëta dhe sa më të mira për zbatimin e ligjit dhe plotësimin e tij.

Ministri Tahiri tha se do të angazhohet në thellimin e  bashkëpunimit dhe bashkërendimit të aktiviteteve, bazuar edhe në bashkëpunimin e mëparshëm, dhe se nuk do të mungoj përkushtimi i tij në përkrahje të Odës së Avokatëve.

Të dyja palët u pajtuan që të kenë një bashkëkoordinim në mbarëvajtjen e aktiviteteve me qellimin e përbashkët të forcimit të sundimit të ligjit në Kosovë.

 

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Intervista e kryetarit Havolli në emisionin Betimi për Drejtësi në RTK

    • Share
Shiko të gjitha