NCSC, Gjykata Themelore dhe OAK organizuan garë të gjykimit të simuluar me studentë

08 Qershor 2018

08.06.2018, Prishtinë - Studentë po thuajse të të gjitha Universiteteve në vend, u sfiduan në improvizimin e një procesi gjyqësor në prani të Kryetares së Gjykatës Themelore të Prishtinës, znj. Afërdita Bytyqi, Kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Osman Havolli, prokurorëve dhe avokatëve.

Të njëjtit më pas, bënë vlerësimin e performancës së studentëve të katër Universiteteve Publike, atij të Mitrovicës, Pejës, Prizrenit dhe Gjilanit. Këta akterë të drejtësisë u befasuan me mënyrën e simulimit të një seance gjyqësore nga ana e studentëve. Në fund të aktiviteteve të këtyre proceseve komisioni profesional në përbërje Valbona Selimaj- gjyqtare, Armend Hamiti- prokuror dhe Florin Vërtopi- avokat, pasi bëri vlerësimin gjithpërfshirës për vendin e parë u përcaktuan të jetë; Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini".

1. Çmimi i parë për shkresën më të mirë të dorëzuar nga ana e Prokurorit: Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini";

2. Çmimi i parë për shkresën më të mirë të dorëzuar nga ana e Avokatit: Universiteti i Prizrenit, "Ukshin Hoti";

3. Folsja më e mirë: Xhezide Selimi - Universiteti i Gjilanit, "Kadri Zeka".

Pasi ndau certifikatat, Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Osman Havolli, ofroi përkrahjen e vazhdueshme të Odës për trajnime të tilla, duke thënë se është ithtar i këtyre trajnimeve, meqë, ua hapin rrugën studentëve që në të ardhmen të jenë gjyqtarë, prokurorë apo avokatë të zotë dhe të ndajnë drejtësinë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Edhe, kryetarja e Gjykatës Themelore, Afërdita Bytyqi, tha se me kënaqësi do t’i përkrah aktivitetet e tilla nga kryetari Havolli dhe NCSC, ashtu që, ambientet e Gjykatës për studentë dhe aktivitete të tilla të jenë çdo herë të hapura. Krejt ky aktivitet u bë në kuadër të projektit “Demand For Justice, Kërko Drejtësi”, të NCSC (National Centre For State Courts), Odës së Avokatëve të Kosovës dhe Gjykatës Themelore në Prishtinë.

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Intervista e kryetarit Havolli në emisionin Betimi për Drejtësi në RTK

    • Share
Shiko të gjitha