Ndërroi jetë avokati Adem Ademaj nga Gjakova

12 Shkurt 2019

12.02.2019, Gjakovë - Oda e Avokatëve të Kosovës humbi anëtarin e saj, avokatin Adem Ademaj.

Oda e Avokatëve të Kosovës, i shpreh ngushllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.

Avokati, Adem (Islam) Ademaj, u lind më 01.04.1950 në fshatin Skivjan, Komuna e Gjakovës. Fakultetin Juridik e kishte mbaruar në Universitetin e Prishtinës në vitin 1976, kurse provimin e Jurisprudencës e kishte kryer në vitin 1997.

Adem Ademaj ishte gjyqtar për një kohë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, ndërsa profesionin e avokatit e ushtronte në zyrën e tij në Gjakovë.

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Kryetari Havolli në programin e mengjesit në RTK

    • Share
Shiko të gjitha