Ndërroi jetë avokati Sabit Maliqi (1952-2018)

18 Maj 2018

18.05.2018, Gjilan – Oda e Avokatëve të Kosovës me datë 18 Maj 2018 ka humbur anëtarin e saj, avokatin, Sabit Maliqi. Varrimi i të ndjerit është bërë sot me datë 18 Maj 2018 (e Premte), në kohën e Drekës në Malishevë të Gjilanit.

Sabit Maliqi ka lindur më 03 Korrik 1952 në Fshatin Busavatë, Komuna e Kamenicës. Studimet i përfundoi në Universitetin e Prishtinës – Fakulteti Juridik me datë 08 Qershor 1978, kurse provimin e Jurisprudencës e ka dhënë me datë 27 Prill 1987 në Prishtinë. Avokati Sabit Maliqi është regjistruar në Odën e Avokatëve të Kosovës më 30 Korrik 2010  me seli të zyrës në Gjilan.

Largimi i tij i papritur është një humbje e madhe për tërë familjen dhe për të gjithë ata që e njihnin.

Oda e Avokatëve të Kosovës dhe Dega Regjionale në Gjilan shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve dhe kolegëve të tij.


Me nderime,
Dega Regjionale Gjilan - OAK

 

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Intervista e kryetarit Havolli në emisionin Betimi për Drejtësi në RTK

    • Share
Shiko të gjitha