Ndërroi jetë ish avokati Idriz Gërvalla

23 Prill 2019

23.04.2019, Prishtinë - Oda e Avokatëve të Kosovës humbi ish anëtarin e saj, avokatin Idriz Gërvalla.

Ish-avokati, Idriz Gërvalla u lind më 15.12.1945 në Deçan. Fakultetin Juridik e ka mbaruar në vitin 1969, kurse, provimin e Jurisprudencës e kishte kryer në Prishtinë me datë 24.06.1970.

Ai profesionin e Avokatit e kishte ushtruar nga viti 1976 deri në vitin 2012, në zyrën e tij në Prishtinë.

Oda e Avokatëve të Kosovës, i shpreh ngushllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.

 

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Kryetari Havolli në programin e mengjesit në RTK

    • Share
Shiko të gjitha