Ndërron jetë avokati, Abdylaziz Daci

12 Shtator 2018

12.09.2018, Pejë - Sot, me rastin e vdekjes së Avokatit, Abdylaziz Daci, në moshën 81 vjeçare, Oda e Avokatëve të Kosovës, i shpreh ngushllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij. Dega Regjionale e OAK-së në Pejë do të mbajë mbledhje komemorative në orën 12:00 në Gjykatën Themelore në Pejë. Ndërsa, varrimi i të ndjerit bëhet sot në orën 15:00 në varrezat e qytetit të Pejës.

Avokati, Abdylaziz Daci u lind më 21.05.1937 në Pejë. Fakultetin Juridik e kreu në Sarajevë më 1963, ndërsa, provimin e Jurisprudencës më 1968 në Prishtinë.

Avokati Daci dha kontribut edhe si gjyqtar në Gjykatën Komunale në Pejë, në periudhën kohore 1967 – 1972, si dhe në Gjykatën e Qarkut po ashtu në Pejë nga 1999 deri më 2002.

Nga ky vit e tutje ushtroi profesionin e avokatit me seli të zyrës në Pejë.

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Intervista e kryetarit Havolli në emisionin Betimi për Drejtësi në RTK

    • Share
Shiko të gjitha