Ndërron jetë avokati, Memin Sylaj (1948 – 2016)

29 Nëntor 2016

Oda e Avokatëve të Kosovës me datë 29 Nëntor 2016 ka humbur anëtarin, avokatin, Memin Sylaj. Varrimi i të ndjerit bëhet me datë 29 Nëntor 2016  (E marte), në ora 14:00, në varrezat e Fshatit Kopërnicë, Komuna Kamenicë.

Me këtë rast, Dega Regjionale e OAK-së në Gjilan organizon mbledhjen komemorative sot (29 Nëntor 2016) në ora 11:00 në Gjykatën Themelore në Kamenicë.

Memin Sylaj ka lindur më 17 Shtator 1948 në Fshatin Kopërnicë, Komuna Kamenicë. Studimet i përfundoi në Universitetin e Prishtinës – Fakulteti Juridik me datë 27 Mars 1974, kurse provimin e jurisprudencës e ka dhënë me datë 27 Prill 1987 në Prishtinë. Avokati, Memin Sylaj është regjistruar në Odën e Avokatëve të Kosovës me 04 Qershor 2014 me seli të zyrës në Kamenicë.

Largimi i tij i papritur është një humbje e madhe për tërë familjen dhe për të gjithë ata që e njihnin atë.

Oda e Avokatëve të Kosovës dhe Dega Regjionale në Gjilan shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve dhe kolegëve të tij.

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Intervista e kryetarit Havolli në emisionin Betimi për Drejtësi në RTK

    • Share
Shiko të gjitha