Nisë sesioni i 3 punëtorive të Trajnimit të Trajnerëve

23 Tetor 2018

23.10.2018, Prishtinë - Sot nisi sesioni i tri punëtorive të Trajnimit të Trajnerëve, (TOT), për avokatët e licencuar, në kuadër të projektit të BE-së, “Mbështetje Profesioneve të Lira Ligjore dhe Odës së Avokatëve”, e mbështetur nga OAK.

Fjalët mirëpritëse i tha znj. Pepa Laleva, udhëheqëse e ekipit të projektit, duke besuar se ky trajnim do të jetë i dobishëm për avokatët pjesmarrës, si mundësi e mirë që të jenë trajnerë të ardhshëm. Njëherësh, znj. Laleva, siguroi se BE-ja do të vazhdoj t’i japë prioritet trajnimit me avokatë.

Ndërkohë, trajnerë të këtij sesioni të parë, janë znj. Zlatislava Mihailova dhe z. Jos Uitdehaag, ekspertë të projektit “Mbështetje Profesioneve të Lira Ligjore dhe Odës së Avokatëve”.

Ky trajnim që ndahet në 3 sesione, ku një sesion përfshin 3 ditë, synon të zhvilloj një trajnim për metodologjinë e unifikuar për zhvillimin e kurrikulave për avokatët dhe për të përgatitut trajnerët e ardhshëm dhe kurset e trajnimit për avokatët e licencuar.

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Intervista e kryetarit Havolli në emisionin Betimi për Drejtësi në RTK

    • Share
Shiko të gjitha