Një delegacion i OAK-së në krye me kryetarin Havolli, mori pjesë në shënimin e Ditës së Avokatisë të Bosnjës e Hercegovinës

22 Shtator 2018

22.09.2018, Neum – Një delegacion i Odës së Avokatëve të Kosovës, në krye me kryetarin Osman Havolli, mori pjesë më 20-22 të këtij muaji në shënimin e ditës së Avokatisë të Bosnjës e Hercegovinës.

Në fjalimi e tij drejtuar përfaqësuesëve të vendeve të rajonit, kryetari i OAK-së, Osman Havolli, tha se avokatët janë ata të cilët mund të bëjnë shumë në avansimin e profesionit të avokatisë, duke bashkëpunuar për së afërmi, me qëllim të mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të qytetarëve, pavarësisht se nga vijnë.

Njëherësh z. Havolli, falenderoi Odën e Avokatëve të Federatës së Bosnjës e Hercegovinës për mbështetje dhe bashëpunim të vazhdueshëm.

Në këtë përvjetor të 135 të Odës së Avokatëve të Bosnjës e Hercegovinës, ceremonia e së cilës u mbajt në Neum, morën pjesë edhe kryetari i Degës Rajonale të Gjilanit, Shemsedin Piraj dhe ai i Degës së Mitrovicës, Vehbi Beqiri.

 

 

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Intervista e kryetarit Havolli në emisionin Betimi për Drejtësi në RTK

    • Share
Shiko të gjitha