Njoftim për mos angazhim sipas detyrës zyrtare në Polici nga data 06.04.2018 e tutje!

05 Prill 2018

Të nderuar avokatë,

Oda e Avokatëve të Kosovës në vazhdimësi është duke bërë përpjekje për ngritjen e pozitës së avokatëve gjatë ushtrimit të profesionit të avokatisë, duke kërkuar të drejtat që i'u takojnë konform Kushtetutës dhe të drejtës pozitive, me qëllim të sundimit të së drejtës dhe fuqizimit të sistemit të drejtësisë në frymën e ligjit.

Sekretariati i Këshillit Prokurorial të Kosovës ka marrë vendim me të cilin i është kërkuar zyrtarëve financiar të Prokurorive Themelore në nivel të Republikës, se nga data 16 mars 2018 të mos pranojnë faturat e avokatëve për përfaqësim sipas detyrës zyrtare, me numër të rastit nga Procesverbali i Policisë.

Këshilli Drejtues i OAK-së në mbledhjen e mbajtur me datë 16.03.2018 është njoftuar lidhur me këtë vendim dhe pasi ka shqyrtuar këtë çështje ka konsideruar të papranueshme që avokatët të mos paguhen pas kryerjes së shërbimit të tyre përkatësisht pas përfaqësimit të personave të ndaluar në Polici, por të pritet pagesa e atij shërbimi të ofruar nga ana e avokatit derisa e njejta lëndë të merr numrin përkates në Prokurori.

OAK i është drejtuar Këshillit Prokurorial të Kosovës me kërkesë të veçantë përmes së cilës ka kërkuar që të tërhiqet ky vendim, në të kundërtën OAK obligohet kundër dëshirës se vet që të mos dërgoj avokatë për përfaqesim sipas detyrës zyrtare në Polici, duke filluar nga data 01.04.2018.

Këshilli Prokurorial i Kosovës nuk ka marrë për bazë kërkesat e Odës së Avokatëve të Kosovës, andaj duke u bazuar në vendimin e marrë të Këshillit Drejtues të OAK-së të datës 16.03.2018 të gjithë avokatët nga dita e nesërme (datë 06.04.2018) e tutje, nuk do të angazhohen sipas detyrës zyrtare në Polici.

Ky bojkot i përfaqësimit ex-officio në Polici do të vazhdoj derisa të miratohen kërkesat e avokatëve në nivel të Kosovës, dhe deri në njoftimin nga OAK për ndalimin e bojkotit.

Konform nenit 38 të Kodit të Etikës Profesionale për Avokatë, konsiderohet shkelje veçanërisht e rëndë e detyrës së avokatit mos zbatimi i vendimeve të Odës dhe Këshillit Drejtues të saj.

 

Av. Osman Havolli – Kryetar
Oda e Avokatëve të Kosovës

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Intervista e kryetarit Havolli në emisionin Betimi për Drejtësi në RTK

    • Share
Shiko të gjitha