OAK angazhohet që të ndryshohet Ligji për TVSH-në, për avokatët

13 Shkurt 2019

Shkurt 2019, Prishtinë - Nëpërmjet një shkrese dërguar Kuvendit të Kosovës, përkatësisht Komisionit për Legjeslacion nga Oda e Avokatëve të Kosovës, e njejta ka dhënë propozimet për draft Ligjin për TVSH-në, lidhur me faktin që TVSH i ngarkohet avokatit duke cilësuar si të panevojshme ndërsa në anën tjetër është dëmtim i buxhetit të qytetarëve, me rastin e marrjes së shërbimit nga avokati.

Ndihma juridike ligjore nga ana e avokatit dihet që në rastet e përcaktuara ligjore është e detyrueshme, me çka reflekton nevojen e domosdoshmërisë së shërbimeve të avokatit në raport me subjektet juridike që kanë nevojë për këto shërbime, tutje ndihma juridike sipas detyrës zyrtare e cila siç dihet është në tarifa tejet minimale dhe me kufizime të lartësisë së realizimit në baza mujore dhe ndihma juridike falas që ofrohet nga ana e avokatëve.

Që të gjitha këto forma reflektojnë qoftë në bugjetin e qytetarëve të Kosovës qoftë në atë me shpenzime publike.

Andaj ngarkesa me TVSH në këtë lartësi paraqet një çmim që u ofrohet qytetarëve me rritje e cila konsiderohet që duhet të hiqet respektivisht të ulet ngase kjo u faturohet qytetarëve të Kosovës.

TVSH-ja mbi shërbimet ligjore pengon qasjen në drejtësi dhe parimin e barazisë së armëve, parime këto të garantuara me Kushtetutën e Kosovës dhe Konventat Ndërkombëtare, ndërsa pasojat kryesore i bartin qytetarët

Ndërsa te angazhimi sipas detyrës zyrtare tarifat e anagzhimit të avokatëve janë shumë të ulta dhe paguhen nga bugjeti i KGJK-së dhe KPK-së e që dihet kemi të bëjmë me limitimin e realizimit vetëm shumën prej 500,00 (pesëqind) euro në muaj dhe shtuar kësaj TVSH paraqet një dëmtim për avokatët.

Përfundimisht, sistemi i ndihmës juridike falas ku kemi të bëjmë me angazhimin nga ana e avokatëve dhe ku limiti i realizimit nga ana e avokatit është 500,00 (pesëqind) euro për një rast, shtuar kësaj pagesen aq të lartë të TVSH konsiderohet si një ngarkesë e pa nevojshme.

Në bazë të Ligjit aktual për TVSH, është e përcaktuar që çdo subjekt që fiton më shumë se 30.000 euro obligohet për pagesë të TVSH prej 18%, ndërsa propozojmë të rritet kjo shumë nga 30.000 të bëhet në 50.000 euro.

Propozojmë që në angazhimin e avokatëve sipas autorizimit të zvoglohet në 50% apo edhe më e ulët ndërsa të hiqet në tërësi në rastet e angazhimit sipas detyrës zyrtare dhe ndihmës juridike falas

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Kryetari Havolli në programin e mengjesit në RTK

    • Share
Shiko të gjitha