OAK dhe IKD, nënshkruajnë marrëveshje të bashkëpunimit

22 Shkurt 2019

22.02.2019, Prishtinë – Oda e Avokatëve të Kosovës, ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me Institutin e Kosovës për Drejtësi, me qëllim të ngritjes së bashkëpunimit në të mirë të dy institucioneve, në shërbim të qytetarëve dhe sistemit të drejtësisë në përgjithësi.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi ndërinstitucional, të nënshkruar nga Kryetari i OAK-së, z. Osman Havolli dhe Drejtori Ekzekutiv i IKD-së, z. Ehat Miftaraj,  OAK dhe IKD, do të përfshihen në shkëmbimin e përvojave dhe ekspertizës reciproke në:

- fushën e dhënies së ndihmës juridike falas;

- pjesëmarrjes në fokus grupe apo grupe punuese që ndërlidhen me avancimin apo përmirësimin e sundimit të ligjit;

- arsimimit të vazhdueshëm ligjor dhe fusha tjera me interes për të dy palët që për synim kanë forcimin e sundimit të ligjit, përmirësimin e qasjes në drejtësi;

- promovimin  dhe respektimin e të drejtave të personave subjekt të procedurave gjyqësore në çështjet penale, civile dhe administrative.

Oda e Avokatëvetë të Kosovës - është organizatë profesionale e pavarur e avokatëve me cilësinë e personit juridik e themeluar në pajtim me Ligjin për Avokatinë dhe Statutin e Odës.

Instituti i Kosovës për Drejtësi - është organizatë e pavarur joqeveritare dhe jofitimprurëse, fabrikë e mendimeve e specializuar në fushën e drejtësisë, që merret me avancimin e së drejtës. Misioni i IKD-së është forcimi i sundimit të ligjit dhe përmirësimi i qasjes në drejtësi për qytetarët.

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Kryetari Havolli në programin e mengjesit në RTK

    • Share
Shiko të gjitha