OAK dhe KGJK vlerësojnë angazhimin e përbashkët në sistemin e drejtësisë

06 Korrik 2016

Prishtinë, 06.07.2016 – Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Osman Havolli dhe Drejtori Ekzekutiv, z. Yll Zekaj takuan kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, z. Nehat Idrizi me të cilin biseduan për mundësinë e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të veprimeve në fusha me interes të përbashkët.

Kryetari Havolli dhe kryesuesi Idrizi gjatë takimit vlerësuan zhvillimet në Odën e Avokatëve të Kosovës dhe në Këshillin Gjyqësor të Kosovës rreth procesit të  sistemit të instaluar për angazhimin e avokatëve sipas detyrës zyrtare, i cili proces është konkretizuar me nënshkrimin e bashkëpunimit në mes OAK, KGJK, KPK dhe Policisë së Kosovës. Lidhur me këtë, kryetari i OAK-së njoftoj kryesuesin për aprovimin e rregullores nga OAK për zbatimin e marrëveshjes së përbashkët për caktimin e avokatëve sipas detyrës zyrtare dhe ofrimin e ndihmës juridike falas. Kryesuesi Idrizi mirëpriti angazhimin e OAK-së rreth përmbylljes së këtij sistemi mjaft të rëndësishëm për sistemin e drejtësisë për ofrimin e shërbimeve sa më të mira për qytetarët.

Ndër të tjera, kryetari i OAK-së, z. Havolli shprehu shqetësimin lidhur me përfaqësuesin e Odës së Avokatëve të Kosovës të paraparë në plotësim ndryshimin e Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës. Havolli theksoi se OAK ka dërguar komentet për këtë proces dhe mirëpret angazhimin e KGJK-së në gjetjen e një zgjidhje, në mënyrë që sfera e avokatisë të përfaqësohet në mënyrë dinjitoze në këtë institucion. Kryesuesi i KGJK-së, z. Nehat Idrizi duke vlerësuar të rëndësishme pjesëmarrjen e përfaqësuesit të OAK-së në KGJK, ka thënë se do të bëjë përpjekje që OAK të këtë përfaqësuesin e vetë, dhe kjo të përfshihet në amandamentimin e Ligjit për KGJK-në.

Kryetari i OAK-së ngriti shqetësimet e avokatëve për çështjen e vendimeve të gjykatave në lëminë civile, konkretisht vendimet e gjyqtarëve në lëndët e kompensimeve të dëmeve të cilat po kanë mes vete diskrepancë të madhe. Kryesuesi i KGJK ishte i njoftuar me këtë dukuri për të cilën shprehu gatishmërinë në gjetjen e një zgjidhje në frymën e ligjit të cilën e rregullon këtë çështje. Kryetari Havolli njoftoi kryesuesin Idrizi se për këtë shqetësim, OAK do i adreson një shkresë Degës civile në Gjykatë, për të cilën, kërkon edhe angazhimin e KGJK-së për gjetjen e një zgjedhje të përbashkët.

Ndërsa, çasja e avokatëve në objektin e Gjykatave Themelore që kanë të bëjë me shkresat e lëndës, numrin e lëndës si dhe emri i gjyqtarit të lëndës etj, po ndikojnë në acarimin e avokatëve, për të cilat shprehin shqetësime se po i cenohet e drejta e tyre në Gjykata. Kurse, pjesë e diskutimit ishte edhe mundësia e pajisjes së zyreve të avokatëve me inventar në Pallatin e Drejtësisë, ku do të krijonte ambient të përshtatshëm për kryerjen e obligimeve eventuale të avokatëve. Për këto çështje të ngritura, kryesuesi i KGJK-së theksoi se do të angazhohet që avokatëve të mos i cenohet asnjë e drejtë dhe se qasja nëpër gjykata të jetë në niveli të lartë profesional.

 

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Kryetari Havolli në programin e mengjesit në RTK

    • Share
Shiko të gjitha