OAK e shpall të kundërligjshëm vendimin e KGJK - së dhe kërkon tërheqjen e tij

05 Janar 2019

Sot me datë 05.01.2019, Këshilli Drejtues i Odës së Avokatëve të Kosovës mbajti mbledhje të Jashtëzakonshme, ku trajtoi çështjen e Urdhëresës dhe rekomandimit të KGJK-së lidhur me ndalimin e avokatëve në objektet e Gjykatave.

Në këtë mbledhje, Këshilli Drejtues mori këtë vendim:

- Avokatia është kategori Kushtetuese e rregulluar edhe me ligj, me të cilën avokatëve iu garantohet qasja në të gjitha instiucionet, respektivisht të drejtësisë.

- Urdhëresa e Gjykatës Themelore në Prizren e datës 08.08.2018 të cilën e ka aprovuar KGJK-ja me Rekomandim që e njëjta të zbatohet edhe në gjykatat e tjera, është shkelje e parimit të qasjes në drejtësi dhe si e tillë është e papranueshme.

- Kërkohet që Urdhëresa dhe Rekomandimi të tërhiqen menjëherë, e më së voni deri më datë 08.01.2019.

- Nëse nuk bëhet tërheqja e tyre, OAK respektivisht avokatët do të hyjnë në bojkot të përgjithshëm më datë 09.01.2019, që nënkupton se avokatët nuk do të hyjnë në asnjë institucion, e kjo në të gjitha rastet penale, civile, administrative.

- Për vendimin e Këshillit Drejtues të OAK, do të njoftohen të gjitha institucionet relevante dhe avokatët në Republikën e Kosovës.

- Të njoftohen KGJK, KPK, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, Ministria e Drejtësisë, Kryetarët e të gjitha gjykatave dhe Degëve të tyre, kryeprokurorët dhe Policia e Kosovës.

Pas marrjes së këtij vendimi kryetari z. Osman Havolli, mbajti konferencë për gazetarë, ku ua përcolli këtë vendim atyre.

 

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Kryetari Havolli në programin e mengjesit në RTK

    • Share
Shiko të gjitha