OAK manifestoi Ditën Ndërkombëtare të Gruas – 8 Marsin

11 Mars 2019

Shkodër/Shqipëri, 08.03.2019 – Komiteti për Çështje Gjinore i Odës së Avokatëve të Kosovës me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas – 8 marsin, kanë organizuar vizitë shoqëruese në Shkodër të Shqipërisë për avokatet femra.

Kryetarja e Komitetit për Çështje Gjinore, znj. Edita Kusari dhe anëtari i Këshillit Drejtues të OAK-së, njëherit anëtar i Komitetit për Çështje Gjinore, z. Hajrip Krasniqi, si dhe Kryetari Osman Havolli uruan të gjitha avokatet për këtë ditë të veçantë manifestimi.

Manifestimi i Ditës Ndërkombëtare të Gruas është mbajtur në Shkodër, në Hotel “Rozafa” me datë 08 dhe 09 Mars 2019.

Oda e Avokatëve të Kosovës në kuadër të manifestimit të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, për të dhjetin vit me radhë, kanë ndarë shpërblime për Ese-të me të mira për studentet femra të Fakulteteve Juridike në Universiteteve Publike dhe Kolegjeve Private në Kosovë.

 

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Kryetari Havolli në programin e mengjesit në RTK

    • Share
Shiko të gjitha