OAK mbajti mbledhje Komemorative për Abdylaziz Daci

12 Shtator 2018

12.09.2018, Pejë - Oda e Avokatëve të Kosovës, Dega Regjionale në Pejë, organizoi mbledhje komemorative për ta nderuar figurën e njërit nga avokatët më të shquar të rajonit të Pejës, Abdylaziz Daci. Kryetari i Degës Regjionale të Pejës, Arianit Nikqi, duke e përshkruar personalitetin e avokatit të ndjerë Daci, tha se ai ishte i pazëvendësueshëm.

Edhe, bashkëpunëtorët e Abdylaziz Daci, av. Mustafë Radoniqi dhe av. Bekë Lajqi, u shprehën se ai gjithnjë kishte për qëllim zbatimin e drejtë të ligjit. Ndërsa, pjesëtarë të familjes të të ndjerit Daci, duke i falenderuar pjesëmarrësit e mbledhjes komemorative, e përshkruan atë si njeri modest dhe fisnik. Në emër të Gjykatës Themelore të Pejës, ku edhe u mbajt mbledhja komemorative, fjalën e mori gjyqtari, Sejdi Blakaj, i cili avokatin Abdylaziz Daci, e cilësoi si doajen të judikaturës në përgjithësi, e në veçanti asaj të Pejës.

I ndjeri, avokati Abdylaziz Daci u varros në varrezat e qytetit në Pejë.

Ai veç tjerash dha kontribut edhe si gjyqtar në Gjykatën Komunale në Pejë, në periudhën kohore 1967 – 1972, si dhe në Gjykatën e Qarkut po ashtu në Pejë nga 1999 deri më 2002.

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Intervista e kryetarit Havolli në emisionin Betimi për Drejtësi në RTK

    • Share
Shiko të gjitha