OAK organizoi ceremoni me rastin e betimit të 52 praktikantëve

20 Dhjetor 2018

20.12.2018, Prishtinë - Odës së Avokatëve të Kosovës iu shtuan edhe 52 praktikantë të avokatisë të sistemuar në zyret e avokatëve.

Të njëjtit, dhanë betimin para kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës, Osman Havolli. Duke iu uruar suksese në rrugëtimin e tyre profesional, kryetari Havolli, gjatë ceremonisë solemne tha se gjenerata të tilla janë shpresëdhënëse për sistemin e drejtësisë. Njëkohësisht, inkurajoi këta të rinj që të marrin me përgjegjësi këtë detyrë, sepse në të ardhmen mbase do të jenë shembull për të tjerët.

Kurse, drejtori ekzekutiv, Yll Zekaj, duke i përgëzuar praktikantët për këtë hap drejtë një të ardhme të suksesshme, ua shpejgoi atyre funksionimin dhe misionin e OAK-së.

Oda e Avokatëve të Kosovës vazhdimisht pranon Praktikantë në Regjistrin për regjistrim dhe aktualisht numëron 276 praktikantë.

 

 

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Kryetari Havolli në programin e mengjesit në RTK

    • Share
Shiko të gjitha