OAK organizoi mbrëmje festive për fundvit për të gjithë Avokatët

29 Dhjetor 2018

Mbrëmë me datë 28.12.2018 Oda e Avokatëve të Kosovës në mbrëmjen e organizuar për nderë të festave të fundvitit, për të dytin vit me radhë festoi së bashku me avokatë nga e gjithë Kosova.

Për dallim nga viti i kaluar ku u festua në Prizren, këtë vit avokatët u takuan në mbrëmjen madhështore në qytetin e Gjilanit.

Një organizim i tillë tashmë tradicional i OAK-së u mirëprit dhe u përshëndet nga avokatët, duke shprehur qëndrimet se mbrëmje të tilla gjithpërfshirëse janë të domosdoshme ndër të tjera edhe për shoqërimin mes tyre me avokatë nga e gjithë Kosova.

Kryetari i OAK-së, z. Osman Havolli uroj që viti i ardhshëm të sjellë shëndet e shumë suksese për avokatët, gjitha të mirat në punën e tyre, duke theksuar qëndrimin se OAK do të jetë në funksion të tyre dhe do të punojë për përmirësimin e vazhdueshëm të pozitës së avokatit në Republikën e Kosovës.

Oda e Avokatëve të Kosovës ka vendosur që mbrëmje të nivelit të tillë gjithëpërfshirëse të organizohen çdo vit, në mënyrë rotative në secilin Regjion të Kosovës.


<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Kryetari Havolli në programin e mengjesit në RTK

    • Share
Shiko të gjitha