Pezullohet përkohësisht bojkoti i përgjithshëm i Avokatëve

11 Janar 2019

11.01.2019, Prishtinë - Këshilli Drejtues i OAK- së, në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot (më 11.01.2019) në mënyrë unanime ka marrë vendim që të PEZULLOHET PËRKOHËSISHT vendimi i OAK i datës 05.01.2019 për bojkot. Kjo pasi që KGJK ka SHFUQIZUAR Rekomandimin e datës 28.12.2018 dhe Urdhëresave të tjera në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Ky pezullim do të zgjasë për periudhën kohore prej 30 ditësh brenda të cilës periudhë kohore OAK dhe KGJK do të arrijnë marrëveshje lidhur me kërkesat që do të dakordohen bashkarisht.

Pikërisht për këtë çështje, gjatë ditës u zhvillua një takim ku morën pjesë: kryetari i OAK-së, Osman Havolli, Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, kryesuesi i KGJK-së, Nehat Idrizi, Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci dhe Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Afërdita Bytyqi.

Në këtë takim, KGJK dhe Ministria e Drejtësisë janë zotuar dhe kanë premtuar, se me rastin e përpilimit / drafitmit të rregullave të reja për qasjen në gjykata, avokatët do të përfshihen 100% dhe do të kenë rol kyq në këtë drejtim.

Ministri i Drejtësisë, ka kërkuar që OAK të i përpiloj një listë me problematikat e Avokatëve me Institucionet e drejtësisë, duke u zotuar se personalisht do të merret me adresimin çështjeve të ngritura nga OAK, për zgjidhjen e tyre.

Këshilli Drejtues i OAK-së, në raport me KGJK-në ka këto kërkesa si në vijim: rritja e pagesave në angazhimet sipas detyrës zyrtare, ndalimi i komunikimeve inter-partes, krijimi i kushteve për avokatë dhe palë në të gjitha gjykatat, rrijta e transparencës së punës së gjykatave në komunikim, publikimin në monitore të gjykatave, lejimi i qasjes në restorant dhe bufe, pajisja e zyreve për avokatë dhe koridoreve me inventar, ndryshimi i ligjeve respektive për përfaqësuesin e OAK në KGJK, KPK dhe Komisionin për Provimin e Jurisprudencës dhe anagzhimin maksimal në ndryshimin e Ligjit për Procedurën Kontestimore.

KLIKO KËTU VENDIMIN

 

 

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Kryetari Havolli në programin e mengjesit në RTK

    • Share
Shiko të gjitha