U mbajt punëtoria për draftimin e Kodit të Etikës Profesionale të Avokatit dhe Rregullorës për Procedurën Disiplinore në OAK

04 Shkurt 2019

01-03.02.2019, Shkodër – Oda e Avokatëve të Kosovës mbajti punëtorinë tre ditore, për draftimin e Kodit të Etikës Profesionale të Avokatit dhe Rregullorën për Procedurën Disiplinore në OAK.

Pjesëmarrës në këtë punëtori, përveç anëtarëve të Komitetit për Legjislacion të OAK-së, ishin edhe Kryetari i Komisionit Disiplinor, Kryetari i Komisionit për Ankesa dhe anëtarë të Këshillit Drejtues.

Punëtoria u mbajt në Shkodër, dhe dy grupet punuese draftuan këto dy dokumente shumë të rëndësishme për OAK-në, duke bërë kështu harmonizimin e tyre me Statutin e OAK-së, dhe aktet tjera të Bashkimit Europian nga fusha përkatëse.

Me rastin e organizimit të kësaj punëtorie, me datë 03.02.2019 Këshilli Drejtues mbajti mbledhjen e rregullt, para të cilit u paraqitën komentet nga grupet punuese për draftin e parë final të këtyre akteve normative të OAK-së.

Më tutje u vendos që Komiteti për Legjislacion të mblidhet në Prishtinë, me ç’rast do të dërgoj draftin final në Këshillin Drejtues për procedim të mëtejmë për aprovim në Kuvendin e OAK-së.

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Kryetari Havolli në programin e mengjesit në RTK

    • Share
Shiko të gjitha