U mbajt tryeza në mbështetje të Kodit Civil në fazën e dytë

01 Qershor 2018

Nën udhëheqjen e Ministrisë së Drejtësisë, e mbështetur nga Bashkimi Evropian, sot në Prishtinë, u mbajt punëtoria e kampanjës informuese për ekspertë dhe shoqërinë civile se “A do të sjellë sfida të reja Kodi Civil modern për profesionistë ligjor”. Siç u bë e ditur, ky projekt i financuar nga Bashkimi Evropian, “Mbështetje kodit civil-faza e dytë”, ka për qëllim të forcojë edhe më tej sundimin e ligjit në Kosovë.

Pjesë e kësaj punëtorie ishte Oda e Avokatëve të Kosovës, të noterisë, përmbaruesëve privat dhe shoqëria civile.

Takimin e hapi zëvendësministri i Drejtësisë, Naim Qelaj, i cili, inkurajoi pjesmarrësit që të jenë pjesë e vazhdueshme e këtyre takimeve, ashtu që, do të japin kontributin e tyre nga prizmi i ekspertizës së tyre profesionale dhe civile.
Më tej, përfaqësuesi i programit të BE-së, z. Alfons Lentze, tha se ekspertët vendorë dhe shoqëria civile mund të japin kontribut të madh për një kod civil modern.
Ndërkaq, Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Osman Havolli, falenderoi, përfaqësuesin e Bashkimin Evropian, Alfonz Lentze dhe Minsitrinë e Drejtësisë për përfshirjen e Odës së Avokatëve të Kosovës, në këto projekte të rëndësishme të hartimit të legjislacionit, duke i siguruar se Oda edhe më tej do të jetë pjesë e këtyre zhvillimeve shumë të rëndësishme, me dërgimin e avokatëve me përvojë të gjatë nga kjo lëmi.

Në diskutim morën pjesë edhe ekspertët vendorë, Haxhi Gashi, Hajredin Kuçi, Nerxhivane Dauti, Abdullah Aliu, të gjithë nga fusha akademike.
Tryeza lidhur me procesin e hartimit të Kodit Civil, do të mbahen në vazhdimësi.

 

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Intervista e kryetarit Havolli në emisionin Betimi për Drejtësi në RTK

    • Share
Shiko të gjitha