Zëvendëspresidenti i Rrjetit Ballkanik të Avokatëve Havolli, do të marrë pjesë në Shkup në takimin e radhës

26 Janar 2019

Më datë 01 dhe 02 Shkurt 2019, Rrjeti Ballkanik i Odave të Avokatëve të Rajonit, i mbështetur nga Oda e Avokatëve të SHBA-së do të mbaj mbledhjen e radhës në Shkup.

Drejtoresha Ekzekutive e Rrjetit znj. Iris Aliaj avokate ka dërguar ftesën për Kryetarin Havolli për këtë takim në të cilin do të marrin pjesë Presidentët e Odave të Avokatisë së Rajonit.

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës z. Osman Havolli në këtë takim përveq që përfaqëson interesat e OAK-së, ai do të marrë pjesë edhe në cilësi të Zëvendëspresidentit të Rrjetit Ballkanik të Odave të Avokatëve të Rajonit, i zgjedhur në këtë pozitë në Nëntor të vitit 2018 nga Asambleja e Përgjithshme e Rrjetit.

Rrjeti, do të vazhdoj punimet e filluara me datë 23 dhe 24 Nëntor 2018 për planifikimin strategjik të Rrjetit.

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Kryetari Havolli në programin e mengjesit në RTK

    • Share
Shiko të gjitha