Tryeza Bench Bar Mitrovicë - Faza dytë 2015

21 Maj 2015

Mitrovicë, 21.05.2015 – Për dallim nga regjione tjera, regjioni i Mitrovicës është duke u ballafaquar me probleme më kruciale që ndërlidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me efikasitetin në këtë regjion. Tryeza Bench Bar në Mitrovicë u udhëhequr nga kryetari i Degës Regjionale e OAK-së në Mitrovicë, Safet Voca dhe kryetarja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Kada Bunjaku. Temë e këtij takimi ishte “Zbatimi i rekomandimeve të tryezave Bench Bar për vitin 2014 dhe fillim vitit 2015 në regjionin e Mitrovicës” dhe “Procedimi i lëndëve në Gjykatën Themelore në Mitrovicë”

Trajtimi i lëndëve në Gjykatën Themelore në Mitrovicë është duke u paraqitur shqetësim për shkak të sistemit problematik të krijuar dhe lëndëve të mbetura në objektin e Gjykatës në Veri. Megjithatë, pozitiviteti nuk po mungon në këtë regjion, pasi lëndët në lëmin civile në Gjykatën e Vushtrrisë janë në përfundim të trajtimit.

Por, problem mbetet lëndët të natyrës jo urgjente dhe kërkesat e vazhdueshme për trajtimin e tyre të cilat më pastaj po shkaktojnë probleme procedurale. U bë e ditur se lëndët e lëmisë civile të Gjykatës në pjesën veriore të Mitrovicës do të merren për trajtim në disa faza. Këto lëndë nga pjesa veriore e Mitrovicës do të trajtohen duke filluar nga më të vjetrat

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka krijuar rregull për sa i përket orarit të gjykimeve. Kjo gjykatë qdo muaj informon Rrjetin Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) lidhur me orarin e gjykimeve. Për këtë sistem të krijuar nga pjesëmarrësit u kërkua që orari i gjykimeve t’i dërgohet edhe avokatëve e cila do i ndihmoj për përgatitje paraprake në gjykime.

Ndërsa, për sa i përket numrit të madh të lëndëve dhe mungesa e gjyqtarëve po shkakton ngecje në trajtimin e lëndëve brenda afateve ligjore. Pjesëmarrësit kërkuan nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, rritjen e numrit të gjyqtarëve në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.

Për angazhimin e avokatëve ex-officio u shtrua nevoja për përpilimin e një Rregulloreje nga Oda e Avokatëve të Kosovës. Për këto angazhime u kërkua raport mujor nga Oda e Avokatëve të Kosovës për caktimin e avokatëve ex-officio. Raporti në fjalë t’i dërgohet Gjykatës, Prokurorisë dhe Degës Regjionale të OAK-së në Mitrovicë.

Edhe çështja e angazhimit ex-officio të avokatëve në lëmin civile ishte pjesë e diskutimi, ku të pranishmit kërkuan nga Oda e avokatëve të Kosovës qëndrim të qartë në mënyrë që të evitohen dilemat e shfaqura.

Ndërlidhur me këtë pikë, u bë e ditur se avokatë ex-officio në lëmin civile nuk po caktohen me rregull, pasi po i mohohet qasje disa avokatëve në procedurë civile.

Një nga çështjet jo më pak të rëndësishme ishte edhe deklarimi ekonomik i palës para angazhimit të avokatit sipas detyrës zyrtare. Konstatimi i tryezës ishte se nëse pala qëndron mirë financiarisht (EULEX-i një gjë të tillë e praktikon) sipas deklaratës së dhënë për gjendjen e tij/asaj ekonomike, mos të angazhohen avokat sipas detyrës zyrtare. Kjo është mundësi e mirë për ruajtjen e buxhetit të shtetit.

REKOMANDIMET E TRYEZËS NË MITROVICË

Trajtimi i lëndëve në Gjykatë:

  • Lëndët në lëmin civile në Gjykatën e Vushtrrisë janë në përfundim të trajtimit
  • Lëndët të natyrës jo urgjente dhe kërkesat e vazhdueshme për trajtimin e tyre po shkaktojnë probleme procedurale;
  • Lëndët e lëmisë civile nga Gjykata në pjesën veriore të Mitrovicës do të merren për trajtim në faza.
  • Lëndët nga pjesa veriore e Mitrovicës do të trajtohen duke filluar nga më të vjetrat;

Orari i gjykimeve:

  • Gjykata Themelore në Mitrovicë ia dërgon orarin e gjykimeve Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN);
  • U kërkua që orari i gjykimeve t’i dërgohet edhe avokatëve e cila do t’i ndihmoj për përgatitje profesionale në gjykime;

Numri i gjyqtarëve në GJTHM:

  • Numri i madh i lëndëve dhe mungesa e gjyqtarëve po shkakton ngecje në trajtimin e lëndëve brenda afateve ligjore. Pjesëmarrësit kërkuan rritjen e numrit të gjyqtarëve në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.

Angazhimi i avokatëve ex-officio:

  • Kërkohet përpilimi i një Rregulloreje për angazhimin e avokatëve sipas detyrës zyrtare (ex-officio) nga Oda e Avokatëve të Kosovës;
  • Kërkohet raport mujor nga Oda e Avokatëve të Kosovës për caktimin e avokatëve ex-officio;
  • Kërkohet qëndrim i qartë nga Oda e Avokatëve të Kosovës rreth angazhimit të avokatëve ex-officio në lëminë civile;
  • Angazhimi i avokatëve ex-officio në lëminë civile nuk po caktohen me rregull – po i mohohet qasje disa avokatëve në procedurë civile;
  • Deklarimi ekonomik i palës të kërkohet para angazhimit të avokatit sipas detyrës zyrtare – Mos të angazhohen avokat sipas detyrës zyrtare nëse pala qëndron mirë financiarisht (EULEX-i një gjë të tillë e praktikon). Kjo është mundësi e mirë ruajtjen e buxhetit të shtetit.
<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Intervista e kryetarit Havolli në emisionin Betimi për Drejtësi në RTK

    • Share
Shiko të gjitha