Tryeza Bench Bar Mitrovicë - Faza parë 2015

20 Mars 2015

Mitrovicë, 20.03.2015 - Vazhdimësi e tryezave Bench Bar ishte edhe në Mitrovicë në të cilën u diskutua tema: “I mituri, pozita e tij në procedurë penale dhe përkujdesi i institucioneve të cilat e zbatojnë këtë procedurë”. Kryetari i Degës Regjionale të Odës së Avokatëve të Kosovës në Mitrovicë, Safet Voca në bashkëpunim me kryetaren e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Kada Bunjaku kanë udhëhequr tryezën e përbashkët me gjyqtarë, prokurorë, avokatë, përfaqësues të policisë si dhe përfaqësues nga Qendra për Punë Sociale në Mitrovicë.

Në këtë tryezë morën pjesë edhe dy përfaqësues të UNICEF-it në Kosovë të cilët kanë bashkëpunim me Odën e Avokatëve të Kosovës rreth drejtësisë për të mitur.

Në këtë tryezë u vu theksi tek nevoja e specializimit të avokatëve për të mitur. Pastaj, në ofrimin e Ndihmës Juridike falas për të mitur edhe në lëmin civile. Gjyqtarët, prokurorët, avokatë dhe përfaqësues të policisë janë pajtuar që të organizohen fushata vetdijësuese për të rinj nëpër Shkolla dhe në këtë iniciativë të përfshihet edhe shoqëria civile.

Më konkretisht, mungesa e specializimeve të avokatëve po ndikon direkt tek rastet që kanë të bëjë me të mitur dhe për këtë u kërkua nga OAK që të ndërmerr hapa për specializimin e avokatëve në lëminë për të mitur mitur.

Angazhimi i Gjykatës dhe Prokurorisë për përkujdesje për zbatimin e procedurës për të mitur ishte çështje e diskutuar dhe me këtë rast u kërkua të merren masa ndaj prindërve të cilët nuk e ushtrojnë kujdestarinë prindërore (p.sh raste: Prindërit nuk marrin pjesë në seanca ndaj të miturit). Këto masa ndaj prindërve parashihet me Ligj.  Në këtë kuadër, u tha në tryezë se të mos zhvillohen procedura ndaj të miturit pa pranin e kujdestarisë. Një ndër shkaqet e vonesave për trajtimin e rasteve për të mitur ishte edhe mungesa e prokurorëve për të mitur.

Një segment mjaft i veçantë në kuadër të kësaj teme ishte mbrojtja përmes Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas. Siç u tha në tryezë, të miturit në procedurën civile nuk mbulohen juridikisht dhe për këtë u kërkua mbrojtje në procedurë civile të miturit nga Ndihma juridike Falas dhe nga Agjencitë Juridike kompetente. Gjithashtu, u shpreh nevoja për lehtësim në plotësimin e dokumenteve për angazhim juridik falas në Agjencionin për Ndihmë Juridike Falas që ndërlidhen rastet për të mitur.

Policia në Regjionin e Mitrovicës janë duke u ballafaquar më shumë me raste të viktimave fëmijë (Prostitucioni etj). Brengë dhe shqetësim i policisë në këtë regjion është çështja e risocializimit të viktimave fëmijë dhe mungesa e psikologëve për trajtimin e rasteve të viktimave fëmijë. Megjithatë, angazhimi i brendshëm i policisë nuk ka munguar pasi ka të formuar ekipin profesional për qasje ndaj të miturve dhe këta policë mbajnë trajnime çdo 6 muaj.

Përfaqësuesi i Qendrës për Punë dhe Mirëqenie Sociale në regjionin e Mitrovicës shfaqi shqetësimet e tij rreth mungesës së stafit të mjaftueshëm për trajtim të të gjitha rasteve që ndërlidhen me çështje për të mitur. Sipas tij, qëndrimi i të miturit në strehimore kërkon angazhim të sociologut, psikologut etj, dhe për këtë nevojiten kuadro shtesë.

Pjesëmarrësit shfaqen interesimin dhe shtruan nevojën për të ndikuar tek i mituri në kohën kur prindërit shkurorëzohen apo janë në gjendje jo të mirë financiare.

Edhe Kodi për Drejtësi për të Mitur ishte çështje e diskutuar dhe për këtë u kërkua që të hiqet kolizionit ligjor i dispozitave 1 dhe 2 dhe dispozitës 47 sa i përket kompetencave gjyqësore dhe prokuroriale lidhur me madhor i ri (deri në 21 vjet).

Pjesëmarrësit një zëri theksuan të nevojës organizimin e një fushate vetëdijesimi për të rinj nga akterët e sistemit të drejtësisë në regjionin e Mitrovicës duke përfshirë edhe shoqërinë civile.

REKOMANDIMET E TRYEZËS NË MITROVICË

Specializimi i avokatëve:

  • Mungesa e specializimeve të avokatëve po ndikon direkt tek i mituri – Kërkohet nga OAK që të ndërmerr hapa për specializimin e avokatëve për të mitur;

Gjykata dhe Prokuroria:

  • Të merren masa ndaj prindërve të cilët nuk e ushtrojnë kujdestarinë prindërore (Raste: Prindërit nuk marrin pjesë në seanca ndaj të miturit) – Masa ndaj prindërve parashihet me Ligj;
  • Kërkohet të mos zhvillohen procedura ndaj të miturit pa pranin e kujdestarisë;
  • Kërkohet nga Prokurorët për raste për të mitur të ndjekin e gjithë procedurën;
  • Mungesa e prokurorëve për të mitur po shkakton vonesa në procedim të rasteve për të mitur;

Ndihma Juridike Falas:

  • Të miturit në procedurën civile nuk mbulohen juridikisht – Kërkohet që në procedurë civile të miturit t’i ofrohet ndihmë juridike nga Agjencitë Juridike kompetente;
  • Kërkohet lehtësim në plotësimin e dokumenteve për angazhim juridik falas në Agjencionin në për Ndihmë Juridike Falas që ndërlidhen rastet për të mitur;

Policia në rastet për të mitur:

  • Policia ka ekipin profesional për qasje ndaj të miturve dhe këta policë mbajnë trajnime çdo 6 muaj.
  • Policia në regjionin e Mitrovicës më shumë ballafaqohen me raste të viktimave fëmijë (Prostitucioni etj);
  • Policia shprehet e shqetësuar rreth çështjes së risocializimit të viktimave fëmijë;
  • Policia nuk ka të punësuar psikologë për trajtimin e rasteve të viktimave fëmijë;

Qendra për Punë dhe Mirëqenie Sociale:

  • QPMS nuk staf të mjaftueshëm për trajtim të të gjitha rasteve;
  • Qëndrimi i të miturit në strehimore kërkohet angazhim sociologë, psikologë etj;
  • Të ndikohet tek të miturit në kohën kur prindërit shkurorëzohen apo janë në gjendje jo të mirë financiare;

Kodi për Drejtësi për të Mitur:

  • Në Kodin e Drejtësisë për të Mitur të hiqet kolizionit ligjor i dispozitave 1 dhe 2 dhe dispozitës 47 sa i përket kompetencave gjyqësore dhe prokuroriale lidhur me madhor i ri (deri në 21 vjet);

Fushatë vetëdijesuse:

  • Kërkohet vetëdijesimi i të rinjve nga akterët e sistemit të drejtësisë në regjionin e Mitrovicës duke përfshirë edhe shoqërinë civile.

 

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Intervista e kryetarit Havolli në emisionin Betimi për Drejtësi në RTK

    • Share
Shiko të gjitha