Tryeza Bench Bar në Mitrovicë - Faza e dytë 2016

18 Maj 2016

Mitrovicë, 18.05.2016 – Për të diskutuar rreth temës "Zbatimi i qëndrimit të kolegjiumit të Gjykatës në lidhje me thirrjet-caktimi sipas listës për përfaqësuesit e përkohshëm në raste civile" dhe "Ushtrimi i profesionit pa licencë të avokatit dhe parandalimi i kuazishkresaris në çështjet civile",  Shpërndarja e ftesave dhe akteve tjera përmes postes-vështirësitë nga takimi i vitit 2015”, morën pjesë gjyqtar, prokuror, avokat dhe përfaqësues të policisë në regjionin e Mitrovicës. Tryeza është udhëhequr nga kryetari i Degës Regjionale të OAK-së në Mitrovicë, z. Vehbi Beqiri dhe nga u.d i kryetarit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, z. Ali Kutllovci.

Respektimi i angazhimeve të avokatëve sipas detyrës zyrtare përmes Odës së Avokatëve të Kosovës, ishte çështje diskutimi për të cilën, pjesëmarrësit u pajtuan që kolegjiumi i Gjykatës Themelore, do të vendos në lidhje me zbatimin e qëndrimit në lidhje të njëjtë, i cili duhet të zbatohet në tërë regjionin e Mitrovicës. Lidhur me mos respektimin e thirrjeve nga OAK, kryetari i DR në Mitrovicë njoftojë U.d e kryetarit  të Gjykatës për qëndrimin rreth inicimit të procedurës ndaj çdo gjyqtari apo prokurori i cili nuk i respekton thirrjet, si në rastet penale dhe civile sipas marrëveshjes. U kërkua nga avokatet për paraqitje të rasteve për të gjithë ata që nuk e kanë respektuar vendimin për caktimin e avokatëve sipas detyrës zyrtare përmes Odës së Avokatëve të Kosovës.

Çështja e kuazishkresorëve vazhdohet të jetë shqetësim në këtë regjion për të cilën pjesëmarrësit në tryezë kërkuan formimi i grupit punues për shqyrtimin e dukurisë për kuazishkresinë dhe shfrytëzimi i mekanizmave për parandalimin e mëtutjeshëm.

REKOMANDIMET E TRYEZËS NË MITROVICË

Tema për diskutim:

"Zbatimi i qëndrimit të kolegjiumit të Gjykatës në lidhje me thirrjet-caktimi sipas listës për përfaqësuesit e përkohshëm në raste civile" dhe "Ushtrimi i profesionit pa licencë të avokatit dhe parandalimi i kuazishkresaris në çështjet civile", “Shpërndarja e ftesave dhe akteve tjera përmes postes-vështirësitë nga takimi i vitit 2015”

Angazhimet ex-officio:

  • Kolegjiumi i Gjykatës Themelore do të vendos në lidhje me zbatimin e qëndrimit në lidhje të njëjtë, i cili duhet të zbatohet në tërë regjionin e Mitrovicës;
  • Kryetari  i Gjykatës u njoftua dhe shprehu qëndrimin se do të iniciohet procedurë ndaj çdo gjyqtari, i cili nuk e respekton qëndrimin e thirrjeve, si në rastet penale ashtu dhe rastet civile sipas marrëveshjes;
  • Dega e Gjykatës Themelore në Vushtrri do të njoftohet për pakënaqësitë e avokatëve në lidhje me njoftimin e Odes për rastet e përfaqësimit në cilësinë e Përfaqësuesit të Përkohshëm në rastet civile;
  • Avokatet obligohen të respektojnë thirrjet përmes OAK-së - Në rastet kur vërehen parregullsi do të iniciohen procedura nga organet e Odës;
  • Avokatet të paraqesin rastet e të gjithë atyre që nuk e kanë respektuar vendimin për caktimin e avokatëve sipas detyrës zyrtare përmes Odës së Avokatëve të Kosovës;
  • Listat e angazhimeve sipas detyrës zyrtare përmes OAK-së dhe listat të cilat janë angazhuar përmes gjykatës, do të njoftohet kryetari i Gjykatës Themelore në Mitrovicë;
  • U kërkua që avokatet me seli të zyreve në Skenderaj, në rastet e Krimeve të Rënda në Polici (NHR-Mitrovicë) të ftohen sipas detyrës zyrtare;

Kuazishkresorët:

  • Kërkohet formimi i grupi punues për shqyrtimin e dukurisë për kuazishkresinë dhe shfrytëzimi i mekanizmave për parandalimin e mëtutjeshëm;

Posta e Kosovës:

  • Posta e Kosovës - Mos procedimi me kohë i ftesave, mos adresimi i saktë i ftesave po ndërlikojnë procedurën duke humbur afatet para organeve të drejtësisë. Kërkohet intervenim i urgjent për gjetjen e një zgjidhje të qëndrueshme;
  • Kërkohet takim me përfaqësuesit e Postës së Kosovës për adresimin e problemeve të shfaqura nga akteret e drejtësisë;

Adresimi i shqetësimeve në Gjykatë:

  • Shqetësimet, ankesat dhe çështjet tjera në lëmin civile të adresohen tek përgjegjësi i Degës Civile pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë, z. Faton Ademi;
  • Shqetësimet, ankesat dhe çështjet tjera të paraqiten me shkrim duke ofruar prova për pretendimet ankimore.

 

 

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Intervista e kryetarit Havolli në emisionin Betimi për Drejtësi në RTK

    • Share
Shiko të gjitha