Tryeza Bench Bar në Mitrovicë - Faza e katërt 2015

Mitrovicë, 08.12.2015 – Për të diskuar rreth temës “Sigurimi i kushteve teknike për avokat ne gjykate: a) një zyre për nevoja te avokateve ne objektin e gjykatës, b) hapësira për kontakt me te pandehurin ne procedurë, c) njoftimi i avokateve ne lidhje me masat ne procedurë paraprake – paraburgimi”, morën pjesë gjyqtar, prokuror, avokat dhe përfaqësues të policisë në regjionin e Mitrovicës.
Duke diskutuar rreth krijimin e një zyre për nevojat e avokatëve në objektin e gjykatës dhe një zyre të veçantë për të pandehurin në procedurë u tha se këto janë nevoja thelbësore të cilat do të ndikojnë në evitimin e ekspozimit të tyre nëpër korridore të gjykatës apo gjatë qëndrimit në korridore siç është gjendja aktuale. Mirëpo, përfaqësuesit e Gjykatës thanë se aktualisht është e pa mundshme të sigurojnë zyre për avokatet dhe për qëndrim të të pandehurit në Gjykatë, megjithatë për shqyrtimin e kësaj kërkese shpresohet në objektin e ri të Gjykatës. Edhe përfaqësuesit e Policisë në këtë regjion konsiderohen të nevojës një zyre të veçantë për të pandehurin sepse është e nevojshme sigurimi i tyre gjatë kësaj procedure.
Avokatet pjesëmarrës adresuan një mori çështjesh që ndërlidhen me njoftimet nga Gjykata për vendimin për ndryshimin e masës të cilat nuk po bëhen me kohë dhe kjo pastaj, po shkakton probleme avokatëve me klient të tyre. Për këtë shqetësim avokatët kërkuan gjyqtarët në momentin e marrjes së vendimit i njoftojnë menjëherë palët në procedurë. Ndërsa, në rastet e mos procedimit tek avokatet vendimet e gjykatës nga administrata e saj dhe zyrtar të tjerë të postës të njoftohet menjëherë kryetari i Gjykatës.
Duke parë se kjo problematikë është e vazhdueshme, u kërkua edhe nga avokatet që në zyret e tyre të vendosin kutitë postare për dorëzim të ftesave dhe shkresave tjera nga Gjykata dhe institucione tjera.
Gjyqtarët ngritin shqetësimin edhe lidhur me pengesat që po i shkaktojnë avokatet duke hyrë në zyret e tyre përkundër faktit se një komunikim i tillë gjyqtar-avokat është i ndaluar, për këto dhe të tjera u kërkua që kryetari i Degës Regjionale në Mitrovicë t’i njoftoj avokatet lidhur me këtë çështje si dhe të paraqiten rastet tek Prokurori Disiplinor i OAK-së;
REKOMANDIMET E TRYEZËS NË MITROVICË
Temat për diskutim: Sigurimi i kushteve teknike për avokat ne gjykate: a) një zyre për nevoja te avokateve ne objektin e gjykatës, b) hapësira për kontakt me te pandehurin ne procedurë, c) njoftimi i avokateve ne lidhje me masat ne procedurë paraprake – paraburgimi
Zyre për avokatë dhe për të pandehurit:
- Kërkohet zyre të veçantë në Gjykatë për qëndrim të të pandehurit - evitim i ekspozimit të tyre nëpër korridore të gjykatës apo gjatë qëndrimit në korridore siç është gjendja aktuale;
- Kërkohet që të sigurohet edhe një zyre për avokatet në mënyrë që të shërbejë për qëndrim të tyre në Gjykatë me qëllim të evitimit të tollovisë në Gjykatë;
- Aktualisht gjykatat në regjionin e Mitrovicës e kanë të pa mundshme të sigurojnë zyre për avokatet dhe për qëndrim të të pandehurit në Gjykatë – Shpresohet në objektin e Gjykatës së re të shqyrtohet për mundësim të kësaj kërkese;
- Policia konsiderohen se duhet të ketë një zyre të veçantë për të pandehurin sepse është e nevojshme sigurimi i tyre gjatë kësaj procedure;
Njoftimi i avokatëve:
- Për vendimin për ndryshimin e masës nga ana e Gjykatës nuk po njoftohen me kohë avokatet, kjo pastaj po i shkakton probleme avokatëve me klient të tyre;
- Gjyqtarët në momentin e marrjes së vendimit i njoftojnë menjëherë palët në procedurë – Në rastet e mos procedimit tek avokatet vendimet e gjykatës nga administrata e Gjykatës dhe zyrtar të tjerë të postës të njoftohet menjëherë kryetari i Gjykatës;
- Gjykata nuk i njoftojnë me kohë avokatet për seancat – Ka raste që klienti njoftohet ndërsa, avokati jo;
- Kërkohet që avokatet në zyret e tyre të vendosin kutitë postare për dorëzim të ftesave dhe shkresave tjera nga Gjykata dhe institucione tjera;
- Gjykata nuk është e pajisur me karrike nëpër korridore për pritje të palëve dhe kjo po shkakton tollovi;
- Gjyqtarët ngritin shqetësimin edhe lidhur me pengesat që po i shkaktojnë avokatet duke hyrë në zyret e tyre përkundër faktit se një komunikim i tillë gjyqtar-avokat është i ndaluar – Kërkohet që kryetari i Degës Regjionale në Mitrovicë t’i njoftoj avokatet lidhur me këtë çështje si dhe të paraqiten rastet tek Prokurori Disiplinor i OAK-së;
Raportet Gjykatë-Prokurori:
- Problemet në mes gjyqësisë dhe prokurorisë në regjionin e Mitrovicës të mos reflektohen edhe në raport me avokatet;
Vërejtje ndaj avokatëve:
- Gjyqtarët theksuan se kanë informacione se avokatet po flasin në emër të gjyqtarëve – kërkohet nga OAK tërhiqja e vërejtjes së avokatëve për raste të tilla;
- Lëndët në lëmin civile;
- Në Gjykatën e Vushtrrisë për lëndët civile ka selektim të lëndëve sipas viteve – Konsiderohet se nuk ka trajtim të barabartë të lëndëve.
<< prapa