Tryeza Bench Bar në Mitrovicë - Faza e tretë 2015

21 Shtator 2015

Mitrovicë, 21.09.2015 – Faza e tretë e tryezave Bench Bar është filluar me regjionin e Mitrovicës, ku gjyqtar, prokuror, avokat dhe përfaqësues të policisë kanë diskutuar temën "Mjetet juridike në procedurë penale dhe civile".

Akteret e drejtësisë në regjionin e Mitrovicës gjatë diskutimit theksuan se çështja e dorëzimit të parashtresave dhe dorëzimi i tyre me kohë nga dorëzuesit e gjykatës dhe nga postës janë duke paraqit probleme evidente për palët në procedurë. Gjatë tryezës pjesëmarrësit paraqitën një mori çështjesh, por sipas tyre më evidente kjo problematik është më e theksuar në lëmin civile.

Ndër të tjera, edhe vonesat e procedimit të lëndëve sipas mjeteve juridike u paraqiten si shumë evidente, por diskutuesit u shprehen optimist se puna e rregullt e organeve të judikaturës do të ndikonte në rregullimin e këtij procesi me rëndësi për respektim e afateve ligjore në procedimin e lëndëve sipas mjeteve juridike.

Përfaqësuesit e gjykatës, prokurorisë, avokatisë dhe policisë në këtë regjion ngritën theksin në atë se t’i kushtohet kujdes i veçantë formës dhe përmbajtjes së mjeteve juridike, ngase shpeshherë të njëjtat nuk procedohen me kohë për këto arsye.

REKOMANDIMET E TRYEZËS NË MITROVICË

Tema për diskutim: "Mjetet juridike në procedurë penale dhe civile"

  • Çështja e dorëzimit të parashtresave dhe dorëzimi i tyre me kohë nga dorëzuesit e gjykatës dhe nga posta - Problemet janë më të theksuar në lëmin civile. Kërkohet rritje efikasitetit dhe përgjegjësisë së dorëzimit të shkresave;
  • Vonesat e procedimit të lëndëve sipas mjeteve juridike janë evidente dhe kjo po shkakton frustrim të palëve në procedurë – Kërkohet respektimi i afateve dhe gjetja e një zgjidhje e pranueshme;
  • Puna e rregullt e organeve të judikaturës të ndikon në rregullimin e këtij procesi me rëndësi për respektim e afateve ligjore në procedimin e lëndëve sipas mjeteve juridike;
  • Kujdes i veçantë t’i kushtohet formës dhe përmbajtjes së mjeteve juridike, ngase shpeshherë të njëjtat nuk procedohen me kohë për këto arsye.

 

 

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Intervista e kryetarit Havolli në emisionin Betimi për Drejtësi në RTK

    • Share
Shiko të gjitha