Tryeza Bench Bar në Mitrovicë - Faza parë 2016

24 Mars 2016

Mitrovicë, 24.03.2016 - Vazhdimësi e tryezave Bench Bar ishte edhe në Mitrovicë, në të cilën u diskutua temat: "Caktimi i seancave gjyqësore në bashkëpunim Avokat, Gjykatë dhe Prokurori" dhe "Procedimi i faturave në prokurori". Kryetari i Degës Regjionale të Odës së Avokatëve të Kosovës në Mitrovicë, z. Vehbi Beqiri në bashkëpunim me U.d e kryetarit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, z. Ali Kutllovci kanë udhëhequr tryezën e përbashkët me gjyqtarë, prokurorë, avokatë si dhe përfaqësues të policisë në Mitrovicë.

Në këtë tryezë u vu theksi tek Aspekti teknik i deklaratës në polici dhe shpenzimoreve në prokurori, për të cilën u kërkua që deklarata në polici të përmbledh kohen e fillimit, konsultimit, deklarimit dhe përfundimit të deklarimit në polici dhe prokurori. Ndërsa, për sa i përket shpenzimoreve, propozuan që fatura në prokurori të nënshkruhet në administratën e prokurorisë, e jo avokati të obligohet të kontaktoj prokurorin dhe të krijon shpenzime të panevojshme. Por, kjo sipas prokurorëve, në fazën në të cilën aktualisht është prokuroria në këtë regjion, nuk mund të zbatohet.

Për sa i përket deklaratës në Polici, u kërkua që të merret në kohen nga ora 08:00 gjerë më 22:00, jo më vonë, vetëm në rastet kur rasti është filluar më herët dhe vazhdon apo në rastet e jashtëzakonshme.

REKOMANDIMET E TRYEZËS NË MITROVICË

Temat për diskutim: "Caktimi i seancave gjyqësore në bashkëpunim Avokat, Gjykatë dhe Prokurori" dhe "Procedimi i faturave në prokurori"

Caktimi i seancave fillestare të gjykimeve:

  • Caktimi i seancave të gjykimeve të bëhet në bashkëpunim gjykatë-prokurori-avokatë;

Aspekti teknik i deklaratës në polici dhe shpenzimoreve në prokurori:

  • Deklarata në polici të përmbledh kohen e fillimit, konsultimit, deklarimit dhe përfundimit të deklarimit në polici dhe prokurori;
  • Fatura në prokurori të nënshkruhet në administratën e prokurorisë, e jo avokati të obligohet të kontaktoj prokurorin dhe të krijon shpenzime të panevojshme  - Në këtë fazë sipas prokurorisë nuk mund të zbatohet;
  • Deklarata në polici të merret në kohen nga ora 08:00 gjerë më 22:00, jo më vonë, vetëm në rastet kur rasti është filluar më herët dhe vazhdon apo në rastet e jashtëzakonshme;

Pritjet dhe fillimi i zbatimit:

  • Kolegjiumi i Gjykatës Themelore do të vendos për zbatimin e aspektit teknik të caktimit të seancave fillestare;
  • Policia dhe prokuroria në deklaratat e të pandehurve në procedurë, do të zbaton përshkrimin në detaje, kur avokati prezanton në polici, kohën e konsultimit, kohën e deklarimit dhe kohën e përfundimit të deklarimit;
  • Policia do të merr në konsideratë që pas orës 22:00, të mos ftohen avokatet për intervistim të të pandehurve në polici;
  • Prokuroria për momentin nuk është në gjendje të merr përsipër aspektin teknik të faturës së plotësuar nga avokati dhe nënshkrimin e të njëjtës sipas praktikës së dorëzimit në administratë dhe administrata të kujdeset për nënshkrimin e të njëjtës nga prokurori i rastit. Kjo do të zbatohet me tu krijuar kushtet teknike për administratën e prokurorisë.

 

 

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Intervista e kryetarit Havolli në emisionin Betimi për Drejtësi në RTK

    • Share
Shiko të gjitha