Vizitat e avokatëve në Qendrat e Paraburgimit dhe Korrektuese gjatë fundjavës

09 Shkurt 2016

Pas takimit të mbajtur me datë 03.02.2016, në mes kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës, Osman Havolli dhe Ministritë të Drejtësisë, Dr.Prof. Hajredin Kuçi, në të cilën takim Ministri Kuçi u zotua në përmbushjen e kërkesës për lejimin e vizitës së avokatëve në Qendrat e Paraburgimit dhe ato korrektuese gjatë fundjavës (shtune dhe e diele).

Oda e Avokatëve të Kosovës ka dërguar menjëherë kërkesën për lejimin e vizitës së avokatëve në Qendrat e Paraburgimit dhe ato korrektuese gjate fundjavës (shtune dhe e diele) dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës ka aprovuar kërkesën e drejtuar nga OAK për lejimin e vizitave të avokatëve gjatë fundjavës.

 

SHKARKO DOKUMENTIN

 

 


<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Intervista e kryetarit Havolli në emisionin Betimi për Drejtësi në RTK

    • Share
Shiko të gjitha