BQK kërkon nga Kompanitë e Sigurimeve respektimin e Tarifës së OAK-së

26 Gusht 2016

Oda e Avokatëve të Kosovës me datë 29.07.2016 ka realizuar takim me përfaqësuesit e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), ku janë diskutuar shqetësimet e avokatëve në raport me Kompanitë e Sigurimeve. Përfaqësuesit e BQK-së gjatë takimit të mbajtur kanë premtuar shqyrtimin e shqetësimeve të adresuar nga përfaqësuesit e OAK-së në raport me Kompanitë e Sigurimeve.

Pas takimit, OAK ka adresuar kërkesat me shkrim BQK-së që kanë të bëjnë me shqetësimet e avokatëve në raport me Kompanitë e Sigurimeve, konkretisht lidhur me zbatimin e Tarifës së OAK-së, zbatimin e Rregullores për trajtimin e dëmeve që ka të bëjë me Afatet e trajtimit të dëmeve dhe realizimit të pagesave.

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) me datë 16 gusht 2016 u ka dërguar shkresë të gjitha Kompanive të Sigurimeve me kërkesat e respektimit të Tarifës në fuqi të OAK-së dhe Afateve ligjore e Rregullative për trajtimin dhe pagesën e dëmeve.

______________________________________________________________

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Intervista e kryetarit Havolli në emisionin Betimi për Drejtësi në RTK

    • Share
Shiko të gjitha