Konkurs për studentë - praktikantë

03 Shtator 2018

03.09.2018, Prishtinë - Oda e Avokatëve të Kosovës mundëson praktikë 6 mujore (pa pagesë) për 5 (pesë) studentë të Fakultetit Juridik të Universitetit Hasan Prishtina.

Kushtet:

Kandidatët duhet t’i plotësojnë këto kushte:

- Të jenë student të Fakultetit Juridik – viti i dytë, i tretë ose i katërt

Dokumentet e nevojshme:

- CV

- Letër motivuese

- Certifikata e notave (nga seems)

Gjatë praktikës studentët do të;

- Angazhohen në përgatitjen e trajnimeve dhe seminareve të organizuara për avokatë dhe praktikant të avokatisë

- Angazhohen në azhurnimin e shënimeve në bazën e të dhënave të OAK,

- Marrin pjesë në aktivitete të ndryshme të OAK dhe përkrahjen e administratës,

- Marrin pjesë në seancat e Zyrës Disiplinore,

- Asistojnë në hartimin dhe përgatitjen e raporteve te aktiviteteve si dhe agjendat e ndryshme,

- Përkrahin stafin e OAK-së në përgatitjen e shënimeve, raporteve, punëve administrative-juridike,

- Ndihmojnë stafin e OAK-se në organizimin e takimeve, konferencave, trajnimeve, seminareve,

- Ndihmojnë në kryerjen e detyrave tjera të përcaktuara nga mbikëqyrësi.

Dokumentet e kompletuara duhet të dorëzohen deri me datë 12 Shtator 2018 në e-mail adresën: [email protected]

Do të kontaktohen vetëm studentët që do të ftohen për intervistim.

 

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Intervista e kryetarit Havolli në emisionin Betimi për Drejtësi në RTK

    • Share
Shiko të gjitha