Tryeza Bench Bar Pejë - Faza dytë 2015

14 Maj 2015

Pejë, 14.05.2015 – Në tryezën Bench Bar në Pejë me pjesëmarrjen e avokatëve, gjyqtarëve, prokurorëve dhe përfaqësuesve të Policisë në Regjionin e Pejës, janë diskutuar dy temat: “Zbatimi i rekomandimeve të tryezave Bench Bar të mbajtura në regjionin e Pejës” dhe “Pasojat e mos thirrjes së avokatëve në procedurën hetimore, në polici dhe në vendin e ngjarjes”.

Të pranishmit vlerësuan rekomandimet e dala nga Bench Bar gjatë këtyre takimeve të mbajtura dhe se nga këto takime po diskutohen çështje më problematike të hasura në mes të akterëve të gjyqësorit dhe krijimi i mundësive për tejkalim të shumicës së këtyre  problemeve.

Pjesëmarrësit në tryezë duke përfshirë kryetarin e Degës regjionale të OAK-së në Pejë dhe kryetaren e Gjykatës Themelore në Pejë u shprehen të zhgënjyer lidhur me mos pjesëmarrjen e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Pejë dhe prokurorëve të tjerë në tryeza Bench Bar të organizuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës.

Duke marrë parasysh të gjeturat e tryezave Bench Bar në Regjionin e Pejës dhe mundësia për evitimin e problemeve të theksuara, u kërkua të mbahet një takim i përbashkët mes gjyqtareve, prokurorëve, policisë dhe avokatëve, nga i cili takim do të mundë të arrihet një marrëveshje e përbashkët bashkëpunimi për shqetësimet e akterëve të gjyqësorit në Pejë.

Pjesëmarrësit në tryezë kërkuan nga prokuroret të jenë më shumë prezent në vendin e ngjarjes e cila do u shërbej të kenë prova të mjaftueshme për ngritjen e akuzës (të mos hedhet akuza në mungesë të provave). Të evitohen rastet aktuale kur prokurori ngritë akuzë pa asnjë provë direkte.

Për avokatët u kërkuan të jenë më të vëmendshëm kur bëhet fjalë mos prezencën e tij në vendin e ngjarjes si shkak i mos ftesës nga organet kompetente. Avokati mos njoftimin për pjesëmarrje në vend të ngjarje ta shfrytëzojnë si provë të papranueshme në procedurë.

Gjyqtarët për të mitur shprehen të shqetësuar rreth çështjes së risocializimit të të miturve, ata kërkon krijimin e kushteve më të favorshme  në mbajte të dënimit.

REKOMANDIMET E TRYEZËS NË PEJË

  • Problem kryesor në Regjionin e Pejës gjatë këtyre  tryeza Bench Bar te mbajtura është mungesa e Prokurorëve.
  • Të mbahet një takim i përbashkët mes gjyqtarëve, prokurorëve, policisë dhe avokatëve  të bisedohet dhe të arrihet një marrëveshje e përbashkët bashkëpunimi për shqetësimet e akterëve të gjyqësorit në Pejë.
  • Prokuroret të jenë më shumë prezent në vendin e ngjarjes të kenë prova të mjaftueshme për  ta ngritur një  akuzë të mos hedhet akuza në mungesë të provave, ka raste kur prokurori ngritë akuzë pa asnjë provë direkte.
  • Avokatët të jenë më  vëmendshëm dhe mos prezencën e avokatit në vendin e ngjarjes ta shfrytëzojnë si provë të papranueshme.
  • Gjyqtarja për të mitur  shprehet e shqetësuar rreth çështjes së risocializimit te të miturve dhe kërkon  të ju krijohen kushte më të favorshme  në mbajte të dënimit.

 

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Intervista e kryetarit Havolli në emisionin Betimi për Drejtësi në RTK

    • Share
Shiko të gjitha